VIDEO/ Degjeneron sërish dhuna në Kategorinë e Dytë, sherri i lojtarëve përfundon në rrugë








Ditën e sotme ka degjeneruar dhuna në sfidën e luajtur mes Klosit dhe Elbasanit në Kategorinë e Dytë.

sherri

Sfida luhej në fushë asnjanëse të Shënkollit duke e bërë dhe më problematike sfidën. Elbasani gjen golin e avantazhit me anë të Mustafajt në minutën e 90-të të takimit, por këtu nis dhe nxehja e gjakrave.

Gjolena i Elbasanit ndëshkohet me karton të kuq dhe niset për të dale avash nga fusha. Kjo sjell nervozizëm te lojtarët e Klosit duke çuar në përplasje fizike. Sherri më pas përfundon në rrugë ku nga pamjet e siguruara nga ‘’Panorama Sport’’ shikohet se si degjeneron dhuna dhe jashtë fushe.

Më e keqja ishte se nuk kishte asnjë polic që të çonte situatën duke e bërë dhe më kritike gjendjen e cila për fat të mire përfundoi me ndërhyrjen e të dyja stafeve. Një javë më parë ishte skuadra vendase e Shënkollit që u bë protagoniste duke krijuar një sherr masiv në ndeshjen me Orikun, me lojtarët e ekipit lezhjan që përfunduan në komisariatin e policisë. Kjo nuk është hera e parë që degjeneron dhuna në Kategorinë e Dytë këtë sezon, pasi dy javë më parë përplasje pati dhe mes Memaliajt dhe Albpetrolit.

Sherri mes Klosit dhe Elbasanit on Vidnews.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *