VIDEO/ Dëgjohen 5 të shtëna me armë zjarri, publikohen pamjet kur kryeministrit të Sllovakisë i bëhet atentat

video degjohen 5 te shtena me arme zjarri publikohen pamjet kur kryeministrit te sllovakise i behet atentat































Janë publikuar pamjet kur kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur.

atentati

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohen 5 të shtëna me armë zjarri.

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është sipas mediave vendase, autori i ngjarjes së ndodhur në qytetin Hadlova, ku ai tentoi të vriste kryeministrin e vendit Robert Fico, duke e qëlluar disa herë me armë.

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të rëndë si rezultat i plagosjes me armë zjarri pas një tubimi politik të mërkurën, thuhet në faqen e tij në rrjetin Facebook.

Stacioni televiziv sllovak, TA3, njoftoi se 59-vjeçari Fico u godit me armë zjarri në stomak pas katër të shtënave pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova. Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts