Armando Broja ka lënë pas problemin që e mbajti jashtë ndeshjeve kualifikuese të Botërorit me Anglinë dhe Andorrën. Sulmuesi mungoi në dy ndeshjet e përfaqësueses për shkak të dëmtimit në kavilje dhe një krisje me trajnerin Reja, por sot është rishfaqur përsëri rregullisht në fushën e lojës me skuadrën e Sauthempton.
Ai e nisi sfidën e sotme në transfertë ndaj Noruiç nga stoli, por në minutën e 57 të takimit, trajneri Hasenhutl vendosi të hidhte në lojë Brojën, duke shpresuar që ai të gjente rrjetën apo të shtonte rrezikshmërinë për skuadrën e tij, me rezultatin e përkohshëm 1-1 në ato momente.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al