VIDEO/ Derbi i Madoninës bëhet “mollë sherri”, reperi i njohur sulmon ish-ministrin italian








Një sherr verbal i tensionuar ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në tribunat e San Siros gjatë derbit Milan-Inter teksa reperi Ghali ka sulmuar ish-ministrin italian Mateo Salvini.

gali minsitri

“Calciomercato.com” raporton se si Ghali u ngrit në këmbë dhe adresoi një sërë fyerjesh ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Italisë, i cili mbeti  ulur duke ngritur krahët në shenjë festimi pas autogolit të De Vrajt. Paolo Maldini ftoi menjëherë stjuartët që shkuan të qetësonin reperin e njohur italian. Ghali ka ide politike të kundërta me ato të Salvinit dhe personalisht e ka sulmuar në disa këngë.

Ndërkohë, Lega sqaroi: “Mateo Salvini u sulmua verbalisht nga Ghali gjatë pjesës së parë të Milan-Inter mbrëmë. Lideri i partisë Legaliteti ishte në tribunë me djalin e tij, dhe menjëherë pas golit të barazimit reperi e sulmoi.

Ghali bërtiti një sërë fyerjesh dhe akuza për emigracionin duke u përpjekur të filmonte veten me celularin e tij. Klubi kuqezi i kërkoi falje Salvinit, i cili në atë kohë nuk e kishte njohur Ghalin dhe as nuk i kuptonte arsyet e sjelljes së tij”, shkruan Lega.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *