Është diçka e ditur tashmë që Kristiano Zhunior do të ndjekë hapat e babait të tij dhe të bëhet një futbollist me famë botërore. Por rruga për të arritur atje është ende e gjatë dhe djaloshi është ende në hapat e parë.
Megjithatë Kristiano Ronaldo mund të ndihet krenar pasi i biri ka treguar deri më tani që ka potencial dhe këtë e tregon dhe videoja e fundit.
Në stërvitjen me skuadrën e të rinjve të Mançester Junajtid, Kristiano Zhunior shfaqet duke “lënë me gisht në gojë” shokët e tij me lëvizje fantastike, që të kujtojnë ato që bënte babai i tij.

Ku i dihet, ndoshta ai do të arrijë të bëhet një futbollist i madh si CR7.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al