VIDEO- Dialog me opozitën? Rama në konferencën me ministrin gjerman: Duhet kaluar faza e adoleshencës politike






Kryeministri Edi Rama të enjten është shprehur se nga konflikti i krijuar mes opozitës dhe pozitës ajo që humbet është Shqipëria, duke theksuar më tej se duhet kaluar faza e adoleshencës politike.

Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Rama theksoi se “ne ishim, jemi dhe do të jemi në qeveri dhe humbja e atyre që ishin, janë dhe do të mbeten në opozitë është shumë pak krahasuar me atë se çfarë humbet Shqipëria“.

Një nga gjërat që ne do të bëjmë më mirë është edhe përpjekja për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin jo për të rënë dakord, për t’u kuptuar kur flasim, për t’u bërë pak më të mëdhenj, për ta kaluar fazën e adoleshencës politike që më pas e eksportojmë në Bruksel dhe Bundestag”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se nga ky eksport humbet Shqipëria.

Ne nuk duhet të presim miqtë tanë që vijnë nga Europa dhe të na thonë gjeni gjuhën. Këtu është thjeshtë dhe vetëm një kërkesë shumë alarmante dhe e kahershme. Ne duhet të tregojmë se jo vetëm e meritojmë për detyrat që kemi bërë, por edhe se jemi një vend i maturuar”, tha ai.

Sipas tij, kur flasim anglisht duhet të jemi shqiptar në radhë të parë dhe kur flasim shqip, jemi edhe demokratë edhe socilistë.

Të gjithë jemi të përfshirë në një luftë që ka shkuar deri në absurd. Kush ka pasur më shumë përgjegjësi do ta thotë populli, por populli e tha me 25 prill. Ne kemi miq dhe aleatë të mëdhenj.  Edhe vendet skeptike e duan vendin tonë aleat. Ndahen se sa shpejt dhe sa vonë, por kjo nuk është çështja jonë”, tha kryeministri Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *