VIDEO / Dinamo nis të marrë formë, katër gola në miqësoren e dytë








Dinamo e Superiores nis të marrë formë. Blutë kryeqytetas kanë zhvilluar sot ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitore, duke zbritur në fushë në stadiumin e Pogradecit përballë skuadrës vendase. Një provë të cilën e fituan me shifrat 4-1, duke treguar sinjalet e para të asaj që pritet nga ky ekip.

dinamo

Nëse ndaj Burrelit Shkëmbi bëri shumë eksperimente, sot ai hodhi në fushë që në startin e sfidës pjesën më të madhe të titullarëve të planifikuar për edicionin e ri. Ndonëse ekipi pësoi shpejt gol nga Topllari, arriti të reagonte dhe të kthente duelin me gola mjaft të bukur.

sdfsdfsdffff

Berberi barazoi shifrat e më pas Demiri shënoi golin e avantazhit me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë, Ibraimi e më pas përsëri Demiri, bënë që shifrat të shkonin në 4-1 që në minutën e 55-të të sfidës, duke u dhënë mundësinë trajnerit Shkëmbi që të bënte zëvendësime të shumta në minutat e mbetura për të parë gjendjen e futbollistëve të tjerë që kishte në dispozicion.

Pogradeci-Dinamo 1-4
Topllari 8’/Berberi 31′,Ibraimi 52′, Demiri 42′,55′

Goli i Pogradecit on Vidnews.

Goli i pare i Dinamos on Vidnews.

Goli i dyte i Dinamos on Vidnews.

Goli i trete i Dinamos on Vidnews.

Goli i katert i Dinamos on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *