VIDEO/ Dje muxhahedinët u përplasën me policinë në shenjë kundërshtie për kontrollet, si paraqitet situata në kampin Ashraf në Manzë

video dje muxhahedinet u perplasen me policine ne shenje kundershtie per kontrollet si paraqitet situata ne kampin ashraf ne manze
video dje muxhahedinet u perplasen me policine ne shenje kundershtie per kontrollet si paraqitet situata ne kampin ashraf ne manze

Një ditë pas tensioneve dhe përplasjes së muxhahedinëve me punonjës të Policisë së Shtetit, duket se sot situata në kampin Ashraf paraqitet e qetë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, jashtë kampit qëndrojnë punonjës të sigurisë private. Dje Policia e Shtetit zbarkoi në një aksion mëngjes herët në këtë kamp, me një urdhër të SPAK, pas dyshimeve se kryheshin dhe veprimtari të dyshimta brenda kësaj qendre. Ndërkohë gjatë kontrolleve, ku u kërkua që të sekuestroheshin pajisje elektronike dhe laptopë, u has në rezistencën e banorëve të kampit.

Sakaq, MEK pretendoi se një person humbi jetën nga dhuna e policisë, ndërkohë kjo e fundit tha se forcat e rendit nuk kishin ushtruar dhunë.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts