VIDEO- “Do përmirësoj gjendjen e pensionistëve dhe…”/ Luljeta Bozo tregon prioritetet e saj: Çfarë më thonë njerëzit që pranova të kandidoj për deputete

Kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook ka prezantuar sot kandidaten për deputete në Tiranë, Luljeta Bozo, e cila ditët e fundit është debatuar për deklaratat e saj në lidhje me regjimin e Enver Hoxhës.

Teksa bën një përshkrim të vetes, Bozo tregon se prioritetet e saj janë përmirësimi i gjendjes së pensionistëve, por edhe kërkmi shkencor.

“Për moshën që kam them që kam akoma për të përmirësuar pak gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fushën e dytë që kam si prioritet është fusha e kërkimit shkencor, kjo do të jetë e bashkëngjitur me zhvillimin e arsimit të lartë se s’mund të zhvillohet arsimi i lartë pa kërkimin shkencor”.

Sa i takon kandidimit për deputete, Bozo shprehet se ka marrë shumë vlerësime dhe falënderime nga njerëzit.

“Takoj njerëz pa fund, nuk i njoh fare më japin urimet, më japin falënderimet që pranova të kandidoj dhe urimet për t’i përfaqësuar. Në këto urime e falënderime në një vit e gjysmë, shumë shumë herë shprehnin dhe dëshirën që ne duam kështu njerëz që t’i kemi të na përfaqësojnë”, thotë Bozo.

Deklarata e plote e Bozos

“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën, se po të iku koha nuk rikuperohet.

Në 1965 mbarova studimet në Fakultetin e Inxhinierisë, u diplomova inxhiniere ndërtimi, meqënëse isha me rezultate shumë të mira më mbajtën direkt në universitet, kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje.

Librin e parë e kam nxjerrë në vitin 1975. Në vazhdimësi deri sot janë bërë gati 35 libra të botuar.

Çohem shumë herët 4:30-5:00 dhe menjëherë bëj një ecje 5 kilometra, ky është regjimi ditor i ushtarit.

Për moshën që kam them që kam akoma për të përmirësuar pak gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fushën e dytë që kam si prioritet është fusha e kërkimit shkencor, kjo do të jetë e bashkëngjitur me zhvillimin e arsimit të lartë se s’mund të zhvillohet arsimi i lartë pa kërkimin shkencor.

Një javë rresht pas tërmetit unë kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes se fundja unë nisem nga parimi i famshëm që thotë bëje të mirën hidhe në det nuk të humbet.

Njerëzit fitonin një qetësi se më vinin mesazhe pa fund nga Shqipëria, nga Amerika, nga Kanadaja, nga Franca se e ndjekin. Kjo është një gjë shumë e mirë që shqiptarët kudo që janë në botë janë të lidhur me vendin e tyre.

Takoj njerëz pa fund, nuk i njoh fare më japin urimet, më japin falënderimet që pranova të kandidoj dhe urimet për t’i përfaqësuar. Në këto urime e falënderime në një vit e gjysmë, shumë shumë herë shprehnin dhe dëshirën që ne duam kështu njerëz që t’i kemi të na përfaqësojnë”, thotë Bozo.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *