VIDEO/ Donte të gjuante qenin me pistoletë, nëna nga Teksasi qëllon aksidentalisht djalin

SHBA 

Një nënë nga Hjustoni i Teksasit, ka qëlluar aksidentalisht djalin e saj 5 vjeç, ndërsa po tentonte të qëllonte mbi një qen, që kishte humbur dhe sorollatej nëpër lagjen e banuar.

Policët vunë re se djali i vogël ishte qëlluar nga një plumb në bark, pasi kishte bërë rikoshetë. Nëna e vogëlushit, Angelia Mia Vargas, 24 vjeçe, tani po akuzohet për pakujdesi dhe armëmbajtje pa leje. Kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë private kanë filmuar momentin dramatik.

Në komunikatën e policisë, thuhet se nëna Vargas ka qëlluar tre plumba nga pistoleta e saj. Identiteti i vogëlushit nuk është bërë publik, por mediat amerikane raportojnë se pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është tashmë në gjendje të stabilizuar.

Qeni po ashtu u lëndua, por se nuk mori plagë serioze. Në videon katër mintëshe shihet pronari i Brunos duke vrapuar pas qenit dhe duke e thirrur: “Bruno eja  këtu”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *