VIDEO / Driblim në vend e pastaj asist perfekt, Çinari bëhet protagonist në debutimin në kampionat










Eraldo Çinari e ka nisur me një asist sezonin e tij të parë në kampionatin turk, ku luan në kategorinë e dytë me fanellën e Samsunspor. Sulmuesi shqiptar ka bërë debutimin sot në sfidën ndaj Balikesirspor dhe ka dhënë kontributin e tij me një asist në pjesën e dytë.

cinari

I lënë në stol në fillimin e takimit, ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit u aktivizua në minutën e 61-të të sfidës,. Vetëm 6 minuta më vonë, ai u bë protagonist me një aksion spektakolar në krahun e djathtë.

Ai dribloi në vend një kundërshtar e më pas nisi një top perfekt për Oztekin i cili me kokë çoi shifrat në 3-1 duke plotësuar edhe tregolëshin personal në këtë sfidë.

PANORAMSPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *