VIDEO / Driblimet e Roshit dhe Bregut, pritjet e Selmanit, asist dhe i kuq i Et’hemit. Ndodh gjithçka në derbin shqiptar në Turqi





Kategoria e dytë turke sot ka dhuruar një ndeshje mjaft interesant mes klubeve që kanë shumë futbollistë shqiptarë në përbërjen e tyre. Skuadra e Boluspor me në përbërje Selmanin, Roshin e Bregun, priti në fushën e saj Istanbulsporin ku luajnë Et’hemi, Rroca e Abazaj. Vetëm ky i fundit mungoi në këtë ndeshje për shkak dëmtimi, dhe me kaq shumë shqiptarë në fushë nuk kishte si të mos ishin protagonistë.

ethemi

Te Boluspor binin në sy shpërthimet e Bregut e sidomos Roshit në të djathtën ku ishte i pandalshëm dhe organizonte aksion pas aksioni. Edhe Selmani në portë bëri disa pritje vendimtare. Por gardiani u mposht në pjesën e dytë nga një aksion i Et’hemit, i cili dha asistin për golin e 1-0 të shënuar nga Bagis.

Megjithatë, ish-mesfushori i Kukësit gaboi dy herë brenda pak minutave duke u ndëshkuar me dy të verdhë e duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Nga kjo përfitoi Boluspor që insistoi derisa gjeti golin e barazimit në minutën e 89-të, për të marrë një pikë të rëndësishme për renditjen, pasi mbetet pranë grupit të ekipeve që luftojnë për ngjitjen në elitë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *