VIDEO/ Duart në fyt Mihanës, mungon i kuqi për Adilin. Shikoni moviolën në Apolonia-Vllaznia



Gjyqtari Mario Shabanaj toleroi një përplasje mes Adilit të Vllaznisë dhe Mihanës së Apolonisë, duke mos ndëshkuar lojtarin e shkodranëve, që kapi prej fyti kundërshtarin. Gjithashtu, u anulua një gol nga anësori Veseli, por pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një pozicion jashtë loje milimetrik dhe nuk mund të fajësohet arbitri.

F

34′ Arbitri gabon dhe toleron goditjen e Adilit pa top ndaj Mihanës, pas një dueli në fundore mes dy lojtarëve, ku sulmuesi i Apolonisë ndërhyri në sparkatë për të marrë sferën që përfundoi jashtë. Mbrojtësi i Vllaznisë e kapi për fyti dhe e shtyu Mihanën, por për habinë e të gjithëve nuk mori as karton të verdhë, në një kohë që ishte një rast kur duhej karton i kuq. Gabim i arbitrit të ri, Shabanaj, që edhe në një ndeshje pa presion, tregon se nuk ka guxim.

72′ Hoxhaj kroson në zonë nga një goditje dënimi, Tim Bradriç gjuan me kokë, Harizaj grushton, por topi shkon në rrjetë. Anësori Endrit Veseli anulon golin për pozicion jashtë loje, pasi gjermani ka qenë disi më i avancuar se mbrojtësi i fundit në momentin e krosimit në zonë. Është milimetrik pozicioni, por me gjasë, anulimi vjen për shtyrje të Brdariçit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *