VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe VAR-i 4 herë protagonist! Dramë në Juve-Inter, “Zonja” triumfon mes vuajtjesh






Juventusi ka mposhtu Interin, në një ndeshej spekatkolare në stadiumin “Allianz”. Bardhezinjët e Pirlos, ndonëse shumicën e pjesës së dytë e lujatën me 10 lojtarë, në fund ia dolën të triumfojnë 3-2, duke mbajtur gjallë shpresën për në kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

juve inter

“Zonja e Vjetër” kaloi në avantazh me Ronaldon në minutën 24’, ndërkohë që Lukaku vendosi baraspeshën 10 minuta më vonë me penallti. Megjithatë pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Juventusit pas një supergoli të Kuadrados në minutën e 48-të. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë e çmendur, ku fillimisht bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë pas Bentakur u ndëshkua me të kuq në minutën e 55-të.

Zikaltrit e Kontes vendosën baraspeshën në minutën e 83-të, ku Kielini shkaktoi autogol, që u verifikua pas ndërhyrjes së VAR-it, që më parë kishte ndërhyrë më parë edhe te dy golat e parë të ndeshjes, ku u akprduan penallti.

Ndërkohë ishte përsëri VAR protagonist në minutën e 88-të, kir u dha penallti për Juven, të cilën Kuadrado e shndërroi në gol dhe rezultati nuk ndry shoi deri në fund. Interi e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen, pasi edhe Brozoviç u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Juventusi shkon kështu në kuotën e 75 pikëve, aq sa Milani, i vendit të tretë, që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar dhe dy më shumë se Napoli.

FT| JUVENTUS-INTER 3-2

Ronaldo 24′ , Kuadrado 45+3, 88′ (p)’/ Lukaku 35′, Kielini 82 (autogol)

KARTONI I DYTË I VERDHË I BENTAKUR:

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus: Shezni, Kielini, De Ligt, Aleks Sandro, Danilo, Kieza, Rabio, Bentankur, Kuadrado, Kulusevski, Ronaldo. Trajner: A. Pirlo

Inter: Handanoviç, Shkrinjar, De Vraj, Bastoni, Hakimi, Darmian, Barela, Brozoviç, Eriksen, Lukaku, Lautaro. Trajner: A. Konte

1

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *