VIDEO- “E humbëm kur Shqipëria filloi të fitonte betejën me Covid”/ Deputetët e Kuvendit 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos



Deputetët e Kuvendit kanë mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos,  i cili vdiq nga Covid 19 një muaj më parë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi teksa vlerësoi kontributin e Finos në parlamentin shqiptar, shprehu ngushëllimet për miqtë e familjarët e tij.

“Do ta kujtojmë mikun tonë si një koleg të nderuar, të respektuar. Një koleg serioz, një shok i mirë që jepte zgjidhje në situata shumë të vështira. Korrekt dhe serioz, pak fliste në seancat plenare, por ishte aktiv në komisionet parlamentare.

Ne kemi humbur atë  atëherë kur Shqipëria po fillonte të fitonte betejën me Covid. Ndaj të nderuar koleg ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje”, tha Hysi.

Ne vendin ku ulej gjithmonë Bashkim Fino, deputetet kishin vendosur lule.

lule ne vend te bashkim finos

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *