
Një 56-vjeçar italian u sulmua për vdekje nga një peshkaqen ndërsa ndodhej me pushime në ishullin kolumbian San Adreas.
Një video është publikuar nga shtypi vendas dhe në mediat sociale, teksa shihej i shtrirë pas sulmit.
Sipas “Daily Mail”, edhe pse turisti u dërgua në spital, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagës së marrë nga peshkaqeni tigër.
Incidenti është përshkruar si i pari në një zonë e cila është e mbushur me hotele dhe qendra zhytjeje dhe konsiderohet si një nga vendet më të vizituara nga mbarë bota.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al