VIDEO/ Eksperimenti i Murinjos me Kumbullën dështon, Roma pëson disfatën e dytë radhazi








Roma po kalon një krizë të vërtetë rezultatesh ku e sotmja zor se do të përtypet nga tifozët kryeqytetas.

venecia

Verdhkuqtë janë mposhtur 3-2 nga Venecia duke pësuar disfatën e dytë radhazi në kampionat, pas asaj të një javë më parë ndaj Milanit. Vendasit e nisën vrullshëm ndeshjen duke kaluar në avantazh me anë të Kaldaras vetëm apas 3 minutash lojë.

Por skuadra e Murinjos përmbysi gjithçka në fundin e pjesës së parë duke shënuar me dy herë më sulmuesit Shomurodov  dhe Tami Abraham. Por pjesa e dytë ishte katastrofike për verdhekuqtë. Aramu barazon nga pika e 11-metërshit në minutën e 65-të, ndërsa 1 minuta më vonë Murinjo zëvendëson Kumbullën që e kishte nisur si titullar, duke aktivizuar sulmuesin Karlos Perez.

Por eksperimenti i Murinjos nuk funksionon dhe hapësirat që la largimi i Kumbullës i shfrytëzon Okereke që realizoi golin e fitores për Venecian. Stadiumi shpërtheu në festë, pasi skuadra modeste e Venecias sapo kishte përmbysur Romën e Zhoze Murinjos duke marrë 3 pikë të arta.

Në sfidat e tjera, Bolonja mposhti 1-2 në shtëpi Sampdorian, ndërsa Udineze mposhti 3-2 Sausolon.

REZULTATET

Venecia-Roma 3-2

Sampdoria-Bolonja 1-2

Udineze-Sasuolo 3-2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *