VIDEO/ Emri tij do të vihet krah legjendave të Brazilit në mitikun “Marakana”, shikoni momentin prekës kur Adriano mëson lajmin



Lajmi mbi futjen në ‘’Maracana Walk of Fame’’ e ka emocionuar së tepërmi ish-sulmuesin e Interit, Adriano i cili ka ndarë me tifozët e tij momentin prekës kur u njoftua për këtë arritje të madhe.

adrianoooo

Siç shikohet dhe në video, Adriano përqafohet me mamanë e tij ku nuk mungojnë dhe lotët. ‘’Maracana Walk of Fame’’ u krijua në nder të ikonave braziliane të futbollit, teksa Adriano do t’i bashkohet emrave të mëdhenj si Ronaldo Fenomeni, Pele, Ronaldinjo dhe Garrinça.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Do të doja babai im të ishte këtu me mua’’, u shpreh Adriano duke ndarë dhe momentin emocionues.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *