VIDEO/ Erdogan vjen në Shqipëri, pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama








Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit, ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Në ambientet e jashmte të aeroporitet u kënduan himnet e dy shteteve.  Më pas Presidenti turk është përshëndetur me ministrat e kabinetit qeveritar shqiptar të cilët ishin të pranishëm në pritjen për Erdogan në Rinas

Më pas Presidenti turk dhe kryeministri Edi Rama do të vizitojnë banesat e rindërtuara në Laç, një financim i qeverise turke.

Axhenda

09:25 – Ceremonia e pritjes, aeroporti “Nënë Tereza”

10:05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç

10:20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13:00 – Takim midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoðan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

15:00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp (vendi: Holli i COD)

16:00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17:00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18:00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

Marrëveshjet që do të firmosen

1-Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

2-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

3-Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

4-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

5-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

6-Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

7-Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.