VIDEO- “Është pjellë e krimit” / Basha takon qytetarët e Njësisë 2: Do kthejmë pronat! Asnjë taksë nuk do paguhet për të shpërndarë dijen dhe kulturën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe biznese të njësisë numër 2 në Tiranë. Teksa u njoh me shqetësimet  e tyre, Basha i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike.

“25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për të gjithë. Votoni për ndryshimin dhe numrin 9”, tha Basha gjatë vizitës në një biznes, duke shtuar se “me të gjitha masat që do marrim do të lehtësojmë biznesin edhe nga stresi edhe nga barra”.

Kryedemokrati premtoi se pronarëve do tu kthehet prona që për 30 vjet i është mohuar.

Qytetari: Vetëm diçka, mbroni pronën e tiranasve. Jam tiranas dem baba dem. Ke ardhur tek cirku, aty është bërë një pisllëk i madh për shkak të Edi Ramës, ju lutem shumë ta hapni atë, se aty është një pjellë e krimit.

Lulzim Basha: Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.

Basha u takua gjithashtu edhe me një librashitës, të cilit i premtoi se nuk do ta paguajë asnjë taksë për të shpërndarë dijen dhe  kulturën.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *