Florian Marku mbledh tifozë si pakkush tjetër në arenat e boksit në Angli dhe mbështetja e jashtëzakonshme e shqiptarëve e ka shtyrë boksierin në rrugëtimin e tij në ringut profesionist ku ai është bërë një emër i njohur në peshën velter.
Ndaj nuk ishte rastësi që pas suksesit të 11 në karrierë, Marku i kushtoi pikërisht mbështetësve të tij shqiptarë që nuk reshtën një moment brohoritjet, përshëndetjet e para në gjuhën shqipe, edhe pse po fliste për “Sky Sports” britanik që organizonte eventin e sotëm në Njukasëll.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë” ishte masazhi i tij që mori brohoritjet e radhës nga salla e cila u ndez falë duelit të boksierit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al