VIDEO/ Fashistët e Lacios e sulmojnë kot, Hysaj prej vitesh fans i “Casa de Papel”








Mbrëmjen e djeshme u thelluar akoma më shumë skandali në lidhje me këngën partizane që Hysaj këndoi gjatë prezantimit me skuadrën. Disa tifozë të Lacios vendosën një banderolë fyese në urën “Corso Francia” ku shkruhej “Hysaj një krimb, Lacio është fashiste”.

Hysaj

Është e paimagjinueshme sjellja e një grupi të tifozëve lacialë kundrejt lojtarit shqiptar vetëm për një këngë. Sulme shumë të ulta që s’kanë lidhje me nacionalizma apo instrumentalizmin politik, për të cilin ultrasit fashistë aludojnë.

Një situatë absurde, e krijuar nga hiçi! Fashistët e Lacios e sulmojnë kot futbollistin shqiptar, pasi prej vitesh Hysaj është fans i serialit të famshëm “Casa del Papel”.

Hysaj

Mjafton një hulumtim i shkurtër për të parë se në vitin 2018, ku ishte pjesë e Napolit, mbrojtësi shkodran publikoi një video së bashku me bashkëshorten Fiorenca, teksa ishin veshur si personazhet e serialit “Casa del Papel”, duke imituar këta të fundit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *