VIDEO/ Festë elektrizuese në dhomat e zhveshjes, skuadra shqiptare shkruan historinë në Malin e Zi! Siguron pjesmarrjen në Europë



Sukses i jashtëzakonshëm! Deçiçi i Tuzit është ekip krenar i një qyteti të vogël shqiptarësh, që militon në elitën e futbollit të Malit të Zi, ndërsa tani e shënoi emrin e tij në histori, duke siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen për herë të parë në Europë.

decic2-1536x1152

Pasi siguroi finalen e Kupës, skuadra shqiptare, mbrëmjen e sotme, hipotekoi zyrtarisht pjesëmarrjen në arenën europiane. Deçiç mposhti rivalët direkt të Sutjeskës me rezultatin 1-2, duke u ngjitur në vendin e dytë. Kjo ishte hera e parë në histori, që skuadra nga Tuzi arrin suksese të këtij niveli.

Në fundin e ndeshjes ndaj Sutjeskës, nuk ka munguar festa elektrizuese në dhomat e zhveshjes. Për sa i përket golave,  Vulaj dhe Adroviç ishin autorët e golave në triumfin me përmbysje.

Panorama Sport 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *