VIDEO/ Festë në Korçë për fitoren e parë të Skënderbeut, dominon Kukësin pas 101 minutash








Skënderbeu ka siguruar fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur me shifrat 2-1 Kukësin që vinte në këtë duel me pretendime për kreun.

KUKESI SKENDERBEU

Skuadra korçare tregoi një lojë shumë të kujdesshme në mbrojtje, duke mos lejuar Kukësin që t’i afrohej portës kundërshtare, ndërsa me kalimin e minutave filloi të organizonte kundërsulme të rrezikshme.

Në një ndeshje kur rastet e mirëfillta munguan për shumë minuta, goli i avantazhit erdhi me një goditje dënimi, pas të cilës Dumfur me kokë mposhti Tafas. Kukësi u mundua të reagonte, por u shfaq rrallëherë i rrezikshëm ndërsa lëshoi hapësira të mëdha mbrapa nga të cilat korçarët krijuan disa rreziqe me kundërsulme, në një të tillë Mensah gjeti rrjetën dhe praktikisht mbylli sfidën.

Penalltia e Hilës në fund erdhi shumë vonë për të ndikuar fatin e sfidës, duke i dhënë korçarëve një fitore të rëndësishme për renditjen, por edhe i dha një shuplakë pretendimeve të Kukësit.

Skënderbeu-Kukësi 2-1
54′ Dumfur, 83′ Mensah / 90’+11’ (p) Hila

MINUTË PAS MINUTE

90’+12’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Skënderbeut.

90’+11’ GOOOL për Kukësin. Hila gjuan nga pika e bardhë dhe shënon. 2-1.

90’+ 8’ Basha ndalet nga Rexhepi, sfera shkon te Feizhao i cili gjuan e sheh sferën të ndalur nga mbrojtësit. Më pas Puntus gjuan jashtë, Por ndërsa loja ndalet, gjyqtari Kuka thirret nga VAR për të parë ndërhyrjen e portierit. Ai sheh pamjet dhe sinjalizon për penallti.

90’+ 3’ Skënderbeu administron minutat e fundit, duke mbajtur larg portës Kukësin që nuk duket se ka forcën e duhur për të rrezikuar katërkëndorin e Rexhepit.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

88’ Memelli largon nga fusha Mensah dhe aktivizon Bismark në fundin e ndeshjes.

83’ GOOOL i Mensah, dyfishon Skënderbeu. Kundërsulm vdekjeprurës me sulmuesin i cili shmang Tafas dhe dërgon sferën në rrjetë. Fillimisht sinjalizohet në pozicion jashtë loje, por VAR korrigjon gjithçka dhe nis përsëri festën në stadium.

82’ Kundërsulm i Kukësit me Berishën i cili shfaqet para Tafas, por goditja e tij ndalet nga gardiani i cili devijon topin duke shpëtuar portën e tij.

79’ Vangjeli në lojë për Zhan Viktor te korçarët. Longo i jep hapësirë Gavazajt në vend të Milunoviç, në hije në këtë duel.

78’ Kundërsulm i Mensah në krahun e djathtë, por vonohet në pasimin drejt qendrës ku priste i vetëm Berisha dhe i jep kohë mbrojtjes së Kukësit të kthehet e largojë rrezikun.

73’ Ndërpritet ndeshja për 3 minuta pasi tifozët shajnë në kor gjyqtarin kryesor i cili ndëshkoi vetëm me të verdhë Ndrecën. Gjyqtari ndërpret sfidën dhe as dialogu i Meksit me mbështetësit nuk qetëson situatën fillimisht. Kryesori Kuka kërcënon se do të ndërpresë ndeshjen, pas dialogut edhe me delegatin e FSHF-së. Më pas, sfida rifillon, meqë Berisha siguron “paqe” për momentin.

tifozet

70’ Karton i verdhë për Ndrecën, i cili godet me bërryl në një duel ajror Meksin.

68’ Mara gjuan direkt në portë nga një goditje këndi, Tafas devijon jashtë me vështirësi.

67’ Aksion i shpejtë i korçarëve me anë të Mensah në krahun e djathtë, topi i tij në qendër goditet nga Duvuna i cili tenton portën, por pas devijimit të një mbrojtësi, sfera kalon jashtë në një këndore.

65’ Berisha nga e majta gjen hapësirë për të gjuajtur në portë, goditja e tij kontrollohet në dy kohë nga Tafas, jo pa vështirësi.

60’ Një goditje dënimi e Taipit në zonën e Skënderbeut nuk largohet siç duhet nga Mensah, Rexhepi grushton me vështirësi për të mos rrezikuar.

58’ Lëviz Longo duke larguar Sh. Taipin për të aktivizuar Puntus.

54’ GOOOL, Skënderbeu në avantazh. Pas një goditje dënimi, topi harkohet në zonë dhe Dumfur me kokë dërgon sferën në rrjetë.

51’ Protesta të shumta të korçarëve që kërkojnë karton të verdhë për një faull të Lulajt ndaj Berishës, por gjyqtari përsëri nuk nxjerr kartonin.

49’ Zhan Viktor rrezikon kartonin e dytë të verdhë pas një faulli ndaj Taipit por nuk ndëshkohet nga kryesori Kuka.

46’ Asnjë ndryshim mes skuadrave, nis pjesa e dytë e duelit.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepet një minutë shtesë.

45’ Berisha këtë radhë është ai që nis Mensah drejt portës, gjuajtja e këtij të fundit nga e djathta largohet nga një mbrojtës.

44’ Mensah nis një top të gjatë për Berishën në zonë, por ai rrethohet shpejt nga mbrojtësit dhe sfera përfundon në duart e Tafas.

42’ Ka rënë ritmi i ndeshjes, nuk është më vrulli i minutave të parë. Kukësi ka kontrollin e manovrës duke qarkulluar topin, ndërsa Skënderbeu ia ka besuar çdo gjë kundërsulmeve me Mensah e Berishën.

35’ Mensah fiton topin nga një pasiguri e prapavijës të Kukësit por nuk gjuan, Mara pastaj merr sferën por edhe ai vonohet dhe humb topin duke shpërdoruar një mundësi të mirë. Por më pas sinjalizohet se Mensah ishte në pozicion jashtë loje kur preku topin.

33’ Goditje dënimi për korçarët, topi i harkuar nga Mara devijohet dy herë nga Mensah, por ai nuk arrin ta kthejë drejt portës dhe i dhuron miqve një rivënie fundore.

28’ De Lukas provon nga distanca, gjuajtja e tij devijohet dhe përfundon në duart e Rexhepit.

22’ Zhan Viktor ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj De Lukas në mesfushë. Ka kontroll edhe nga VAR por në fund ngjyra e kartonit nuk ndryshon.

16’ Dueli është i hapur me skuadrat që kanë shumë hapësirë në mesfushë, duke u zhvendosur nga një portë në tjetrën me shumë shpejtësi.

11’ Goditje me kokë e Mensah pas një goditje dënimi, krijohet iluzioni i golit por sfera përfundon jashtë, pa u prekur nga askush para katërkëndorit të Tafas.

8’’ Aksion i gjatë i Kukësit, topi shkon te Milunoviç në qendër por gjuajtja e tij ndalet nga Meksi i cili shpëton portën.

5’ Kombinim mes Feizhao dhe Ndrecës në kufirin e zonës vendase, pasimi i mbrojtësit nuk shkon te braziliani dhe sfera përfundon në fundore.

4’ Goditje këndi për Skënderbeun. Topi harkohet në zonë e pastaj mbërrin te Moraesh i cili provon të djathtën, por goditja e tij bllokohet nga futbollistët verilindorë.

1’ Nis ndeshja në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Rexhepi; Meksi, Sadriu, Vitija, Dumfur, Vrapi, Mara, Zhan Viktor, Moraesh, Berisha, Mensah.
Trajner: M. Memelli

Kukësi: Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca, Sh. Taipi, Gj. Taipi, De Lukas, Milunoviç, Feizhao, Basha.
Trajner: D. Longo

aaaaaaa

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *