VIDEO/ “Finalja” për Europën nuk prodhon gola, Vllaznia dhe Partizani ndajnë pikët në “Loro Boriçi”









Vllaznia dhe Partizani u ndan në një barazim pa gola në “Loro Boriçi” në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”.

vllaznia - partizani (1)

Sfida nisi me një ritëm të lart që në fillim, me Skukën që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8’, por gjyqtari Xhaja dhe më pas VAR-i e akorduan si të parregullt. Më pas sfida nuk kishte shumë raste dhe nuk prodhoi më gola.

Në minutën e 80’, vendasit pretenduan për një 11-metërsh pas rrëzimit të Latifit në zonë, por edhe këtu Xhaja dhe më pas VAR-i nuk e akorduan si një të tillë.

Skuadrat nuk lëvizin në renditje, me Partizanin që qëndron në vendin e 4-të dhe Vllaznia një vend më poshtë, me një pikë diferencë.

REZULTATI:

VLLAZNIA 0–0 PARTIZANI

KOMENTI LIVE:

90+4’ Mbyllet sfida!

90+3’ Ardit Krymi lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por topi përfundon mbi kuadrat.

90+2’ Zëvendësim i dyfishtë te Vllaznia. Largohen Latifi dhe Aralica, në vendin e tyre Heriç dhe Çoba.

90+1’ Matondo lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

90’ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

90’ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

85’ Ndërhyrje e gabuar nga Hadroj. Karton i verdhë për lojtarin e Partizanit.

80’ Protesta nga lojtarët e Vllaznisë për një 11-metërsh, por pas konsultimit me VAR, Juxhin Xhaja vazhdon lojën.

75’ Zëvendësim te Partizani. Largohet Skuka dhe në vendin e tij futet Cara.

74’ Kallaku lëshon një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit, por topi përfundon mbi kuadrat.

72’ Bulatoviç shkakton një goditje gabimi në hyrje të zonës. Karton i verdhë për lojtarin e Vllaznisë.

70’ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Hoxhaj dhe në vendin e tij futet Mustedanagiç.

69’ Matondo lëshon një gjuajtje me të djathtën nga jashtë zone, por topi përfundon mbi kuadrat.

66’ Zëvendësim te Partizani. Largohet Rrapaj dhe në vendin e tij futet Sherif Kallaku.

65’ Kartoni i dytë i verdhë për Vllazninë. Krymi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe do të mungojë në sfidën e ardhshme.

60’ Murataj lëshon një krosim të bukur në zonë dhe Bitri lëshon një gjuajtje me kokë që përfundon jashtë kuadratit. Gjithsesi arbitri anësor ngre flamurin për pozicion të parregullt.

55’ Bitri lëshon një gjuajtje të bukur me kokë, por Zogoviç e kontrollon mirë me duar.

52’ Xhurxheviç ndërhyn ashpër ndaj Skukës. Karton i verdh për lojtarin. Do të humbasë sfidën tjetër me Skënderbeun.

50’ Stenio Zhunior hedh një krosim drejt zonës, por Bulatoviç e largon topin.

46’ Plori e nis me zëvendësim pjesën e dytë. Largohet Kruja dhe në vendin e tij Xhurxheviç.

46’ Starton pjesa e dytë!

45+2’ Mbyllet pjesa e parë!

45’ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

43’ Rrapaj merr një top të bukur nga Marku dhe lëshon një gjuajtje të bukur drejt portës, por Zogoviç mban portën e tij të paprekur.

42’ Lojtarët ngrihen në këmbë. Fillon loja pa probleme.

41’ Ndalet loja për shkak të një përplasjeje midis Markut dhe Latifit. Të dy lojtarët marrin ndihmën e shpejtë.

39’ Aralica merr një top të bukur në hyrje të zonës, por kërkon të gjejë Latifin, i cili ishte shumë mbrapa dhe nuk arrin të kapë topin.

34’ Ka protesta nga lojtarët e Partizanit, me Stenio Zhunior që kërkon një goditje dënimi, por Juxhin Xhaja qetëson brazilianin dhe lë lojën të vazhdojë.

32’ Murataj nis një krosim drejt zonës, por topi përfundon në duart e Zogoviç pa probleme.

30’ Gurishta lëshon një gjuajtje me kokë si pasojë e një goditje nga këndi, por Mala largon rrezikun.

21’ Gurishta merr një top nga Aralica dhe tenton një gjuajtje nga larg, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

20’ Kruja merr një top nga Gurishta dhe tenton të gjejë shokët e tij në zonë me një krosim që përfundon jashtë.

13’ Adili lëshon një goditje me kokë, por sipas gjyqtarit Juxhin Xhaja topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

9’ VAR-i e akordon golin e Skukës të parregullt. Sfida vazhdon 0-0.

8’ Skuka merr një top fantastik nga Mala, i cili mashtron bukur Zogoviç me një lëvizje dhe dërgon topin në rrjetë, por gjyqtari anësor ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

2’ Murataj rrezikon me një lëvizje në mesfushë, por Juxhin Xhaja e ndalon lojën për një prekje me dorë të Hoxhajt.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Latifi, Hoxhaj, Aralica.

Trajner: Elvis Plori

PARTIZANI: Hoxha, Belica, A.Marku, Hadroj, Bitri, Matondo, Murataj,  Rrapaj, Skuka, Stenio Jr., Mala.

Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2022-04-23 at 4.45.49 PM

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.