VIDEO/ “Finalja” për Superioren, Dinamo triumfon ndaj Korabit! Rikthimi në elitë vetëm… 3 pikë larg



Dinamo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në elitë. Blutë e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, triumfuan ndaj Korabit me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Kolgega në minutën e 28-të. Kur kanë ngelur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur, blutë kryeqytetas janë vetëm 3 pikë, larg ngjitjes zyrtare.

Dinamo festa

Sfidën e radhës Dinamo do e luajë në shtëpi ndaj Vorës, ndërkohë që Korabi do të presë në shtëpi Burrelin e vendit të dytë. Vlen të theksohet fakti se dibranët e trajnerit Canaj, e mbyllën takimin me 1 lojtarë më pak, pasi kapiteni Mziu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84-t.

Pretendimi i Korabit per penallti

Nuk munguan as kontestimet në këtë përballje, ku futbollistët e Korabit, pretenduan për 2 penallti të padhëna, 1 në pjesën e parë dhe një tjetër në fragmentin e dytë të lojës.

renditja dinamo

FT: DINAMO-KORABI 1-0

Kolgega 28′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+3′ Edvan Bakaj ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

90+1′ Zëvendësim te Dinamo, largohet nga fusha e lojë Xhixhiua, vendin e tij e merr Plaku.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

89′ Pranë golit të dytë Dinamo, me Alillarin, që provon me një gjuajtje të rrezikshme, port tentativa e tij devijohet në këndore.

84′ Korabi me 10 lojtarë, kapiteni Mziu ndëshkohet me karton e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Hidrit.

83′ Zëvendësim te Korabi, largohet nga loja, Muça, në vendin e tij e merr Armand Murrja.

75′ Minuta mjaft të luftura, me Dinamon që shfaqet më kërkuese. Blutë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Korabit.

73′ Dinamo kryen zëvendësimin e dytë largohet nga fusha e lojës autori i golit Kolgega, vendin e tij e merr Aluku.

59′ Momente tensioni, Korabi pretendon pretendon për një tjetër penallti, pas prekjes së topit me dorë nga kapiteni Përe. Tërbohet kapiteni Mziu, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Korabi kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Topalli dhe Murrja, në vendin e tyre, Ismailaj dhe Disha.

50′ Provon edhe Almeida me një gjuajtje nga distanca me të djathtën, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit të Korabit.

47′ Pjesa e dytë nis me vendasit kërkues. Xhixhiua provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ndalet nga portieri Mehidri.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

39′ Zëvendësim te Dinamo, largohet Da Silva i dëmtuar, vendin e tij e merr Alillari.

Pretendimi i Korabit per penallti

31′ Korabi pretendon për penallti, pas rrëzimit të Didës brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Alla, protestojnë futbollistët e skuadrës dibrane. Marku ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

30′ Mbrojtësi Boçi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Skukës.

28′ GOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet sfida në “Selman Stërmasi”. Kolgega kalon në avantazh blutë. Pas asistit të Xhixhiuas, futbollisti godet saktë me të majtën brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. 

23′ Ndizet sfida, Fejzaj është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

17′ Topalli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

16′ Regjistrohet goditja e parë në kuadrat, Bilali karikon të djathtën nga distanca, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Mehidri.

10′ Korabi kryen zëvendësim të detyruar, largohet nga fusha e lojës Joti i dëmtuar, vendin e tij e merr futbollisti me numrin 42, Murrja.

5′ Dinamo më kërkuese në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshën në zonën e Korabit.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Bakaj, Fejzaj, Pere, Boçi, Hidri, Bilali, Da Silva, Berberi, Kolgega, Uelber, Xhixhiua. Trajner: Olsi Uku.

bandicam 2021-05-01 14-58-05-133

KORABI: Mehidri, Duka, Paplekaj, Dida, Muça, Mziu, Çutra, Topalli, Joti, Marku,  Skuka. Trajner: Agim Canaj.

bandicam 2021-05-01 14-58-37-019

GJYQTAR: Laver Alla (Lushnjë)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *