VIDEO/ Fitoi Eurovisionin, por këngëtari zviceran thyen trofeun: Kjo mund të riparohet, por…

video fitoi eurovisionin por kengetari zviceran thyen trofeun kjo mund te riparohet por































Zvicra me këngëtarin Nemo ka fituar Eurovizion. Gjatë marrjes së torfeut, ai tha: ” Shpresoj që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të mbështesë paqen dhe dinjitetin për çdo qenie njerëzore”.

nemo

Këngëtari feston fitoren në skenë, dukshëm i prekur, por në atë moment trofeu ka rënë, duke bërë që të thyhet.

“Kam arritur sukses dhe kam thyer ‘kodin’ (Kodin, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim në event, ndërkohë që Eurovizioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovizioni ka nevojë për… riparime herë pas here”, është shprehur ai.

Me këngën e tij “The Code”, Nemo përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor. Ai i referohet asaj si një “hapësirë ​​e sigurt përmes së cilës çdo person mund të gjejë veten dhe të vërtetën e tij”.

“Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë sesa liria që fitova duke kuptuar se nuk jam binar”, tha Nemo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts