VIDEO/ Fitore dhe kualifikim, Holanda triumfon me dy gola ndaj Austrisë






Holanda fiton me rezultatin 2-0 ndaj Austrisë dhe pret biletën për raundin tjetër në EURO 2020.

depaj dumfrajs holanda

Kombëtarja portokalli ka triumfuar falë golave të Memfis Depaj me penallti në minutën e 11′ dhe të Dumfrajs falë kundërsulmit “vrastar” të Malen dhe anësori i PSV-së tregohet i saktë përpara porte.

Me këtë fitore “tulipanët” bëhen kombëtarja e tretë që kualifikohet për më tej në EURO 2020, pas Italisë dhe Belgjikës. Në Grupin C, Holanda lë pas Ukrainën, Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut.

FT| HOLANDĂ‹ 2-0 AUSTRI

Depaj (p) 11′, Dumfrajs 67′

KOMENTI LIVE –

PĂ‹RFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë!

85′ Austria rrezikshëm ku Onisivo i sapo futur në fushën e blertë godet portën me kokë, por Marten Stekelenburg e pret atë top.

67′ GOOOOOOL HOLANDA 2-0! Një aksion “vrastar” kundërsulmi për “tulipanët” ku Malen kalon me sprint duke pasuar përpara portës për Dumfrajs i cili realizon golin e dytë të takimit.

61′ E pabesueshme për De Ligt! Mbrojtësi i Juventusit ka humbur mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatit ku 5 metra nga porta ka humbur rastin për gol.

46′ Nis pjesa e dytë!

PĂ‹RFUNDON PJESA E PARĂ‹!

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë!

40′ E pabesueshme ajo që humbet përsëri Memfis Depaj. Sulmuesi holandez me portën të boshatisur nuk ka arritur të realizojë golin e dytë për Holandën dhe personal për të.

34′ Austria rrezikon me Martin Hintereger ku me anë të një goditje diagonal nga jashtë zone topi përfundon fare pranë tranversës.

24′ Memfis Depaj sërish i rrezikshëm, sulmuesi holandez futet në zonë, por goditja e tij prek rrjetën e jashtme.

11′ GOOOOOOOOL HOLANDA 1-0! Memfis Depaj realizon me penallti pas fitimit tĂ« kĂ«tij 11-metĂ«rshi nga Dumfrajs dhe arbitri e akordoi vetĂ«m pasi e pa me VAR.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

holanda

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *