VIDEO/ Fitorja në frymën e fundit tërboi kundërshtarët, ekipi i njohur sulmohet me armë. Shikoni pamjet e tmerrit



Një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në Kongo, teksa ekipi i Mazembes është sulmuar me armë nga tifozët kundërshtar pas fitores minimale 0-1 kundër skuadrës Sanga Balende.

lajm

Ndeshja e luajtur ditën e djeshme, ishte mjaft e rëndësishme për Sanga Balenden pasi rrezikohej kualifikimi në Champions-in Afrikan, por disfata kundër Mazebes i ka tërbuar fansat vendas, të cilët kanë sulmuar me armë makinën ku udhëtonin futbollistët e ekipit kundërshtar.

Forcat ushtarake të vendit janë detyruar të dalin në mbrojtje të ekipit afrikan, teksa shihet në video si u kundërpërgjigjen me armë tifozëve të tërbuar të Sanga Balendes. Video ka bërë bujë në internet, dhe pritet një reagim i fortë pasi për sportin këto situata nuk janë aspak të hijshme.

PANORMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *