Video/ Florida, burri ndalon aligatorin 2.5 metra me duar të zhveshura dhe pa mjete të tjera

video florida burri ndalon aligatorin 2 5 metra me duar te zhveshura dhe pa mjete te tjera
video florida burri ndalon aligatorin 2 5 metra me duar te zhveshura dhe pa mjete te tjera

Vetëm duart e tij të zhveshura dhe një luftim të suksesshëm, një sportisti i arteve marciale ishte në gjendje të ndalonte një aligator 2.5 metra që kishte dalë në rrugët e Jacksonville, Florida të dielën mbrëma.

Në videon e një qytetari që ka qenë i pranishëm në ngjarje, shihet sesi 34-vjeçari Mike Dragic (ose Bluer Collar Brawler) ka arritur të ndalojë kafshën dhe ta zhvendosë në një vend ku nuk do të ishte e rrezikshme për njerëzit.

Siç raporton Daily Mail, Dragiç ishte në një lojë hokej aty pranë kur mori një telefonatë për një aligator që ndodhej në rrugë nga departamenti i sherifit.

Dragiç, i cili është një veteran ushtarak dhe i licencuar për të kapur aligatorët, ishte në gjendje të ndalonte kafshën pa mjetet që kishte për këtë punë, duke përdorur vetëm duart dhe këmbët e tij të zhveshura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts