VIDEO/ Franca shtanget në “Pushkash Arena”, Hungaria feston sikur të kishte fituar






Është mbyllur në barazim sfida mes Hungarisë dhe Francës, e vlefshme për Grupin F.

fiola.ungheria.2020.21.750x450

Në “Pushkash Arena”, ishte një ndeshje me të vërtetë spekatkolare, ku të dyja skuadrat nuk i ndalën sulmet për asnjë moment, duke bërë një lojë të hapur. Ishin hungarezët që kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 47-të, mbrojtësi Fiola dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur. Pjesa dytë foli më shumë për Francën, që kërkoi me ngulm golin e barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 66-të. Ishte Grizman, i cili shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, nga pasimi i Mbape, për ta dërguar atë në fundin e rrjetës.

Në fund ndeshja u mbyll në barazim, por Hungaria e festoi sikur të kishte fituar, pasi ndalën favoritët numër 1 të këtij Europiani. Për sa i përket situatës në grup, Franca kryeson me 4 pikë, Hungaria e treta me 1 pikë.

FT| HUNGARI-FRANCË 1-1

Fiola 45+2’/ Grizman 66′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

Akordohen 3 minuta shtesë!

86’ Zgjat pak ndeshja për Dembele, i cili i futur nga stoli, largohet i dëmtuar për t’i lënë vendin Lemarit.

78’ Pranë golit Mbape, i cili pasi futet në zonë, gjuan me të majtën, por pret Gulash.

74’ Mundësi e mirë për Hungarinë me Salain që provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por pret pa shumë vështirësi Hugo Loris.

66’ GOOOOOL FRANCA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Pushkash Arena”, Grizman nuk fal në zonë, teksa pas një topi të dërguar aty nga Mbape, përfiton për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.

58’ Menjëherë i rrezikshëm Dembele, i cili pas një aksioni të bukur, gjuan fort me të djathtën, por topi ndalet në shtyllë.

57’ Zëvendësimi i parë te Franca, largohet Rabio për t’i lënë vendin Dembele.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

45+2’ GOOOOOOOL 1-0 HUNGARIA/ Fantastik Fiola, i cili pas një topi të marrë na të majtë, futet bukur në zonë dhe shënon duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Shtanget skuadra e Deshamp.

36’ Pogba provon me një gjuajtje të fortë, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

30’ E pabesueshme çfarë ka humbur Benzema, i cili pas një pasimi spektakolar të marrë nga Mbape në zonë, nuk shënon dot i vetëm me portierin, duke e gjuajtur topin jashtë.

25’ Adam Zalai e ka ta pamundur për të vazhduar ndeshjen, për shkak të dëmtimi, teksa mbetet i shtrirë në fushë. E zëvendëson Nikoliç. Ndërkohë arbitri ka ndalur për pak sekonda ndeshjen, për shkak të temperaturave të larta, për t’u freskuar skuadrat.

22’ Ndërhyrje e gabuar e Shafer ndaj Pogbasë, goditje dënimi për Francën në afërsi të zonës së Hungarisë.

17’ Tjetër mundësi e mirë për Francën, këtë herë është Mbape, i cili pas një krosimi të marrë nga Dinje, gjuan me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

14’ Mundësi e artë shënimi për Francën. Benzema provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por pret Gulashi, i cili në të njëjtin aksion i mohon golin edhe Grizmanit, duke ndalur topin.

10’ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Pavar, për ndërhyrje të gabuar ndaj Salai.

3’ Ndërhyrje e gabuar e Varan ndaj Zalai në afërsi të zonës. Mundësi e mirë për Hungarinë! Kroson nga e majta Zalai, por largon mbrojtja franceze.

Starton sfida në një stadium të tejmbushur me tifozë!

FORMACIONET ZYRTARE:

Hungari: Gulashi, Botka, Fiola, Kleinheisler, Nagi, Nego, Orban, Sallai, Shafer, Atila Zalai, Adam Zalai.

Franca: Loris, Dinje, Kimpembe, Varan, Pavar, Kante, Rabio, Pogba, Mbape, Grizman, Benzema.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *