VIDEO/ “Furia e kuqe” nuk pyet as për “gjelat” francezë, Spanja në finalen e EURO 2024 falë magjive të Lamine Yamal dhe Dani Olmo

video furia e kuqe nuk pyet as per gjelat franceze spanja ne finalen e euro 2024 fale magjive te lamine yamal dhe dani olmo



































Spanja është finalistja e parë e Euro 2024. Skuadra iberike ia ka dalë të mposhtë me përmbysje 2-1 Francën dhe të sigurojë biletën për në finalen e madhe të turneut.

yamal

Në një sfidë që nisi mirë për Francën me golin e shpejtë të Kolo Muani, diferencën për spanjollët e bënë talentet individuale që ka në skuadër. Adoleshenti Lamin Jamal lëshoi një gjuajtje të pakapshme për Menja dhe vetëm pak minuta më vonë ishte Dani Olmo që bëri të njëjtën gjë për të realizuar përmbysjen.

Më pas, për Spanjën ishte më i thjeshtë administrimi i ndeshjes, teksa Franca rrallëherë u shfaq konkrete me gjuajtje të rrezikshme drejt portës. Kështu, më vërshëllimën përfundimtare, erdhi edhe festa e spanjollëve që siguruan praninë e tyre në finalen e turneut.

LIVE SPANJË-FRANCË 2-1
21′ Lamin Jamal, 25′ Dani Olmo / 9′ Kolo Muani

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Spanjës.

90’+5’ Harkim i Barkola në zonë, Grizman gjuan me kokë por nuk gjen portën.

90’+4’ Uilliams dhe Jamal lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Ferran Torres dhe Zubimendit.

90’’+1’ Jamal ndëshkohet me të verdhë pasi një ndalimi të Hernandez i nisur në kundërsulm drejt portës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Kamavinga ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Kukureja.

86’ Lëvizje e rrufeshme e Mbape në të majtën, gjuajtja e tij e fortë pasi shmang mbrojtësin kalon mbi traversën e portës spanjolle. (VIDEO)

82’ Jamal tenton të përsëritë mrekullinë e pjesës së parë me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës, sfera këtë herë kalon mbi traversë. (VIDEO)

79’ Zhiru merr vendin e Dembele te Franca në minutat e mbetura.

76’ Dani Olmo dhe Morata lënë fushën e lojës për Ojarzabal dhe Merino.

75’ Teo Hernandez ka mundësinë të gjuajë në portë, por goditja me të djathtën fluturon mbi traversë. (VIDEO)

70’ Niko Uilliams dhe Kukureja kombinojnë në të majtën e sulmit, Kunde ia del të largojë sferën në zonë.

65’ Mbape nis Teo Hernandez në të majtën, por mbrojtësi del me gjithë topin në fundore.

63’ Kante, Rabio dhe Kolo Muani lënë fushën e lojës, për t’i bërë vend Grizman, Barkola dhe Kamavinga.

60’ Tçuameni ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Moratas.

60’ Dembele nga e djathta thuajse gjen në kundërkohë Unai SImon i cili devijon para Mbape. (VIDEO)

58’ Navas del nga fusha me probleme fizike, duke i lënë vendin Vivian.

56’ Mbape në të majtën gjen hapësirën dhe gjuan drejt portës, pa kaluar dot Unai Simon. (VIDEO)

53’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Tçuameni i cili gjuan me kokë por çon sferën në duart e portierit. (VIDEO)

52’ Dembele në të djathtën e sulmit, harkon në qendër ku Unai Simon kontrollon me qetësi sferën.

50’ Kukureja nga e majta nis një pasim në zonë, Saliba nuk lejon të gjuajë Moratën drejt portës.

46’ Top i gjatë për Niko Uilliams në të majtën, Menja del nga zona dhe bën një ndalesë vendimtare ndaj sulmuesit kundërshtar. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te dy skuadrat.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Spanjës.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

40’ Kundërsulm i shpejtë i spanjollëve me Uilliams në të majtën, pasimi i tij për Jamal sjell një tjetër gjuajtje të këtij të fundit, por Teo Hernandez ia del të devijojë jashtë. (VIDEO)

40’ Goditje dënimi nga e djathta e sulmit francez, topi i harkuar në shtyllën e dytë largohet nga Navas në këndore.

38’ Dembele nga e djathta mundohet të nisë një pasim në qendër, Kukureja e devijon në këndore.

36’ Jamal nga e majta pason për Fabian Ruzi i cili gjuan në ecje e sipër por sfera devijohet jashtë.

31’ Uilliams driblon mes lojtarëve francezë dhe në fund pason për Morata i cili nuk ia del të gjuajë drejt portës së Menja.

25’ GOOOL SPANJA! Dani Olmo shmang dy lojtarë në zonë dhe lëshon një diagonale të cilën Kunde e devijon në rrjetën e portës së tij. (VIDEO)

21’ GOOOL SPANJA! Magji e Lamin Jamal i cili shmang dy lojtarë dhe lëshon një goditje spektakolare nga jashtë zonës që mposht Menja. (VIDEO)

19’ Zbritje e shpejtë e Mbape në krahun e majtë, ai tenton portën brenda zonës dhe gjuajtja e tij devijohet jashtë pas dy devijimesh.

13’ Navas ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rabio.

12’ Një top në zonë nga spanjollët nuk devijohet drejt portës me kokë nga Morata.

9’ GOOOL FRANCA! Mbape nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku Kolo Muani me kokë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

7’ Top në thellësi i Kolo Muani për Mbape, Navas me mjeshtëri i heq topin sulmuesit para se t’i drejtohej portës.

5’ Lamin Jamal nga e djathta e sulmit harkon në shtyllën e dytë një top perfekt për Fabian Ruiz, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

2’ Fabian Ruiz Hyn në zonë nga e majta, pasimi i tij në shtyllën e dytë nuk gjen askënd.

1’ Nis dueli i parë i gjysmëfinaleve.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Unai Simon; Hesus Navas, Naço, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Niko Uilliams; Morata.
Trajner: Luis De La Fuente

FRANCA: Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, T. Hernandez; Kante, Tçuameni, Rabio; Dembele, Kolo Muani, Mbape.
Trajner: Didier Deshamp

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts