VIDEO/ Futbollisti shqiptar bën protagonistin me 2 asiste, Koniaspori merr 3 pikë të arta në transfertë









Koniaspori ka triumfuar me rezultatin 2-3 në sfidën ndaj Malatiaspor në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Turqisë.

bytyqi-780x439

Shqiptari i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte padyshim heroi i Koniaspori, pasi me dy asistimet e tij, i siguroi skuadrës së tij tre pikë të rëndësishme që momentalisht renditet në vendin e tretë me 64 pikë, 1 më pak se Fenerbahçe e vendit të dytë.

Ndërkohë për sa i përket futbollistëve të tjerë shqiptarë që aktivizohen te Koniasporit, Endri Çekiçi ishte titullar teksa u zëvendësua në minutën e 82-të, ndërkohë që Sokol Cikalleshi u fut nga stoli në minutën e 70-të duke zënë vendin e autorit të golit të dytë, Koke.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.