Mesfushori i përfaqësues shqiptare, Qazim Laçi, është shumë pranë një arritje që mund të cilësohet si historike në futbollin francez. Futbollisti kuqezi është 5 ndeshje larg kthimit të skuadrës së Azhakso në elitën e futbollit francez, ku ka qenë për herë të fundit në vitin 2014.
Me suksesin 3-0 ndaj Dizhon në transfertë, Azhakso mbrojti vendin e dytë në renditjen e Ligës 2 në Francë, tre pikë para Okser që mban vendin e tretë që çon në zonën play-out dhe nuk siguron ngjitjen direkte në elitën e futbollit francez.
Edhe në ndeshjen e sotme shihej se sa i rëndësishëm është bërë Laçi në lojën e skuadrës së tij. Te goli i dytë, ishte një rikuperim i tij që nisi aksionin që u finalizua më pas nga Bajala, ndërsa në fund ishte përsëri një kombinim i mesfushori kuqezi që krijoi rastin për golin e Arkont që vulosi fitoren në minutën e 87.

Në këtë sezon, Laçi regjistron 29 ndeshje të luajtura dhe 3 gola të shënuar në Ligën 2, ndërsa ka edhe 5 ndeshje deri në fund të këtij sezoni të rregullt për të përmirësuar statistikat, ndonëse më e rëndësishme është të mbrohet vendi i dytë në renditje që ngjit automatikisht në Ligën 1.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al