Video/ Gjithçka në ar, shihni momentin kur talebanët pushtojnë vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit

Teksa arritën të marrin nën kontroll qytetin verior Mazar-I-Sharif, talebanët mësynë edhe në vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum.

Në videot e publikuara në internet, talebanët duken teksa ulen në mobiliet prej ari. Rashid Dostum ka qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit në luftën ndaj talebanëve. Dostum është edhe themeluesi i partisë Junbish-e.

Mëngjesin e së dielës, talebanët kanë arritur të marrin kontrollin e Jalalabadin, kryeqytetin e Provincës Nangarhar të Afganistanit. Po ashtu, raportohet se ata kanë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të Afganistanit, rruga e vetme për të dalë jashtë vendit është vetëm aeroporti i Kabulit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Afganistanit, njoftoi se talebanët kanë rrethuar Kabulin dhe tashmë kanë nisur ofensivën për të marrë kryeqytetin. Sipas tij, talebanët janë duke hyrë nga të gjitha anët në Kabul. Associated Press, teksa citon zyrtarë që kanë folur në kushte anonimiteti, raporton se deri tani nuk ka pasur luftime.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *