VIDEO/ Goditje e befasishme, shihni supergolin nga gjysmëfusha të sulmuesit amerikan








Një eurogol ka ndodhur në kampionatin amerikan të futbollit. Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase është realizuar një supergol nga gjysmëfusha.

bandicam 2021-07-23 10-19-05-023

Sulmuesi Robert Kristo, i cili ishte heroi i këtij takimi duke realizuar dy gola, ka dhuruar një “perlë” nga mesi i fushës duke shënuar një supergol.

Kristo ka përfituar nga dalja jo e saktë e portierit kundërshtar dhe ka goditur nga mesi i fushës pa u menduar dy herë duke realizuar një gol me të vërtetë të çmendur.

Të dyja skuadrat militojnë në kategorinë e tretë të kampionatit amerikan të futbollit, ku Karolina e Veriut ndodhet në vendin e fundit në vendin e 12 me 9 pikë ndërsa Riçmond Kikers në vendin e 9 në kuotën e 16 pikëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *