VIDEO/ Gol fenomenal, Myrto Uzuni çmend rrjetin me “perlën” e realizuar në Izrael









Shqipëria nuk arriti dot të fitonte ndaj Izraelit në Tel-Aviv duke u mposhtur me rezultatin 2-1, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Collage Maker-25-Sep-2022-09.17-AM

Golat u shënuan nga Veiseman në minutën e 46′, Myrto Uzuni që barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 në minutën e 88′ dhe Baribo në minutën e 90+2′ u dhuroi izraelitëve fitoren dhe vendin e parë në grup.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte supergoli i Myrto Uzunit, i cili u fut si zëvendësues pas problemeve muskulore që kishte përpara disa ditëve.

Sulmuesi beratas mori një top në zonë dhe me një kthesë e ka dërguar me një “silurë” topin në trekëndësh.

Një “perlë” e vërtetë që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

Me këtë humbje Shqipëria nuk mundi dot të merrte vendin e parë në grup, që mund të ishte një shans i mirë për të luajtur në “Play-Off”-in për Ligën A të Ligës së Kombeve.

 PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *