VIDEO/ Gol në minutën e 90+6‘, Partizani “fundos” më thellë Teutën dhe avancon drejt Europës









Partizani arriti një fitore fantastike me përmbysje përballë Teutës me shifrat 3-1 në “Elbasan Arena”.

bandicam 2022-04-09 17-59-46-777

Miqtë ishin ata që kaluan të parët në avantazh me Ivanoviç, por të kuqtë kthyen rezultatin me golat e Skukës dhe Bitrit.

Kështu Partizani futet në garë për Europën dhe nëpërmjet kampionatit, ndërsa nga ana tjetër, Teuta rrezikon të bjerë nga kategoria.

REZULTATI:

PARTIZANI 3-1 TEUTA

45+2′ Skuka, 52′ Bitri, 90+6′ Mirosvaljev / 27′ Ivanoviç

KOMENTI LIVE:

90+7’ Mbyllet takimi.

90+6’ GOOOOOOL Partizani 3-1/ Mirosvaljev merr topin në mesin e fushës dhe avancon i qetë drejt portës së boshatisur për të mbyllur çdo gjë.

90’ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

87’ Sfida luhet e qetë në mesfushë me të dyja skuadrat që qëndrojnë në zonën e tyre.

80’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Sherif Kallaku dhe Skuka, në vendin e tyre Murataj dhe Mirosvlajev.

78’ Kotobelli provon një gjuajtje me të majtën që shkon rrafh me tokën, por Alban Hoxha e kontrollon pa probleme.

73’ Futbollistët e Teutës luajnë në sulm për të barazuar shifrat, por mbrojtja e Partizanit nuk lejon të depërtohet.

65’ Skuka provon të kalojë Qirkon, por tentativa e tij ishte shumë e lehtë për t’u kontrolluar nga portieri mik.

62’ Zëvendësim i dyfishtë te Teuta. Largohen Daci dhe Akuah dhe në vendin e tyre Hyka dhe Hebaj.

62’ Zëvendësim te Partizani, largohet Cara dhe në vendin e tij Liço.

61’ Lorenco Vila tenton me një gjuajtje me kokë por topi shkon lart kuadratit.

52’ GOOOOOOL PARTIZANI 2-1/ Bitri merr një krosim të bukur nga Kallaku dhe me një goditje të fuqishme me kokë përmbyt rezultatin.

49’ Cara rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë futbollistin e Partizanit për simulim.

46′ Straton pjesa e dytë.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë.

45+3’ GOOOOOOOOL Partizani 1-1/ Pas konsultimit me VAR, duket se mbrojtësi i Teutës është ai që e pason topin drejt Skukës, i cili nuk e fali Qirkon.

45+2’ Skuka realizon, por arbitri e konsideron të parregullt për shkak të pozicionit. Gjithçka po shqyrtohet me VAR.

45+1’ Lojtarët e Partizanit pretendojnë për një 11-metërsh, por gjyqtari akordon vetëm goditje këndi.

45’ Gjyqrtari i katërt akordon vetëm 1 minutë shtesë.

40’ Bitri provon me një gjuajtje me kokë, por Qirko mrekullisht i mohon barazimin vendasve

38’ Mala kroson nga një goditje dënimi, por Qirko e kontrollon topin pa probleme.

36’ Bitrit i del mirë një top brenda zonës, por Qirko del shumë shpejtë duke i hequr mundësinë për të barazuar.

33’ Partizani më kërkues, por Teuta nuk i lejon demat të avancojnë.

27’ GOOOOOOOLLL TEUTA 0-1/ Ivanovicc merr një krosim të bukur në zonë dhe përfiton nga një gabimi i Alban Hoxhës për ta dërguar topin me kokë në rrjetë.

25’ Cara merr një krosim të bukur dhe lëshon një goditje me kokë, por Qirko arrin të shmangë golin.

20’ Gruda kalon shumë bukur në zonë, por pasa e tij nuk mbërrihet nga askush.

19’ Jazxhi ndodhej në vendin e duhur për ta goditur topin me kokë, por tentativa ishte shumë e lehtë dhe Hoxha e kontrollon pa probleme.

17’ Një top i gjatë drejt zonës, por portieri Pano Qirko e kontrollon pa probleme.

11’ Bitri qëndron i shtrirë në tokë pas një përplasje me Dacin.

5’ Daci ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Matondos.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani (4-3-3): Hoxhaj; A. Marku, Bitri, Belica, Sota; Matondo, Mala, Kallaku; Cara, Stenio Junior, Skuka
Teuta (4-3-3): Qirko; Kotobelli, Jazxhi, Ivanoviç, Todorovski; Acquah, Beqja, Daja; Gruda, Daci, L. Vila

 WhatsApp Image 2022-04-09 at 4.07.03 PM

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.