VIDEO/ Gola, VAR dhe emocione. Mançester Siti dhe Liverpul ndajnë pikët në një supersfidë për titullin

Mançester Siti dhe Liverpul nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në “Etihad Stadium”, me të dyja skuadrat që dhuruan spektakël në këtë takim.

Emocionet nuk u ndalën ku “qytetarët” shënuan sërish dhe në pjesën e dytë skuadra e Klop vendosi përsëri baraspeshën.

Gjithashtu, Sterling shënoi për të kaluar në avantazh Mançester Sitin, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt.

Mançester Siti vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 74 pikë, një më shumë se Liverpul, me vetëm 7 ndeshje nga fundi i kampionatit.

REZULTATI:

MANÇESTER SITI 2-2 LIVERPUL

6′ De Brujne, 37′ Zhezus / 13′ Diogo Zhota, 47′ Mane

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida.

90’ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

84’ Zëvendësim te Liverpul. Largohet Sadio Mane dhe në vendin e tij Roberto Firminjo.

75’ Zëvendësim te Mançester Siti. Largohet Sterling dhe në vendin e tij Mahrez.

70’ Zëvendësim te Liverpul. Largohet Diogo Zhota dhe në vendin e tij futet Luis Diaz.

64′ Sterling tund rrjetën me një depërtim të shpejtë, por VAR i mohon festën pasi sinjalizohet për pozicion jashtw loje.

61’ Tiago ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të parregullt.

52’ Zhota merr një top të bukur nga Salah në hyrje të zonës dhe provon të surprizojë Ederson me një gjuajtje direkte, por braziliani tregohet i shpejtë dhe i mohon golin miqve.

47′ GOOOOOOOL Liverpul 2-2/ Mane merr një top të bukur nga Salah dhe shënon menjëherë për të barazuar shifrat.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+3’ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

43’ Zhota merr një top të bukur në zonë dhe i vetëm nuk arrin dot të finalizojë.

40’ Bernanrdo Silva shkakton një ndërhyrje të qëllimshme dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37’ GOOOOOOOL Mançester Siti 2-1/ Zhoao Kanselo hedh një top të bukur në zonën e Liverpul dhe Gabriel Zhezus i pamarkuar, e dërgon topin në rrjetë pa probleme.

34’ Kanselo shkon në hyrje të zonës dhe lëshon një goditje të fortë, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

29’ De Brujne merr një top të bukur nga Kanselo, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

28’ Robertson ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të qëllimshme ndaj Kevin De Brujnes.

24’ Ederson rrezikon një autogol qesharak pasi nuk arriti dot të largonte mirë topin herën e parë, por arriti ta bënte herën e dytë në limitet e vijës fatale.

13’ GOOOOOOOL Liverpul 1-1/ Një aksion fantastik nga ana e lojtarëve të Liverpul, të cilët e finalizuan në mënyrën më të mirë me Diogo Zhotën.

6’ GOOOOOOOL Mançester Siti 1-0/ De Brujne lëshon një goditje nga jashtë zone, e cila devijohet nga mbrojtësi i Liverpul, duke e bërë të pamundur atë top të kapej nga Alison.

5’ Sterling merr një top shumë të bukur në hyrje të zonës dhe me portën thuajse të boshatisur nuk shënon, me Alison që i mohon golin vendasve.

1’ Fillon ndeshja në “Etihad Stadium”.

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

RENDITJA:

renditja

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *