VIDEO / Goleadë bardheblu në Korçë me Seferin lider, Skënderbeu duket i pashpresë









Tirana ka vazhduar e qetë marshimin e saj drejt titullit kampion me një fitore të pastër 4-0 në fushën e Skënderbeut, i cili në anën tjetër të tabelës po i drejtohet në mënyrë të pashmangshme rënies nga kategoria.

SKENDERBEU TIRANA

SKËNDERBEU 0-4 TIRANA
37′ Xhixha, 62′ Totre, 68′ Nikqi, 88′ (p) Seferi

MINUTË PAS MINUTE:

90’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Tiranës.

88’ GOOOL Tirana. Seferi shënon nga pika e bardhë.

87’ Penallti për Tiranën pas ndërhyrjes së Frashërit ndaj Seferit.

81’ Bytyqi dëmtohet pas një përplasje në mesfushë dhe lë fushë e lojës, Shehi ka përfunduar gjithë zëvendësimet dhe do të detyrohet që të luajë me 10 futbollistë deri në mbyllje të takimit.

79’ Vangjeli shpërthen në krahun e djathtë, pason me thembër për Beçkën i cili gjuan në hyrje të zonës por gjen Bekajn e vëmendshëm.

78’ Hysolli merr vendin e Pusit në fushën e lojës për Skënderbeun.

76’ Ismajlgeci, Hoxhallari dhe Xhixha largohen nga fusha e lojës duke i bërë vend Bytyçit, Beshirajt dhe Zhivanajt.

70’ Qefalija merr vendin e Tolit në radhët e bardhebluve.

68’ GOOOL Tirana. Vetëm pak sekonda në fushë për sulmuesin 17-vjeçar Nikqi dhe pas një kombinimi me Seferin dërgon sferën në rrjetë.

67’ Nikqi hyn në fushën e lojës në vend të Da Silvës në radhët e Tiranës.

62’ GOOOL Tirana. Pas një goditje dënimi, topi shkon te Xhixha në të majtë, pasimi tij në anë tjetër gjen Totre i cili dërgon sferën në rrjetë. Protesta të vendasve që kërkojnë prekje topi me dorë, por pas disa çastesh gjyqtari Alla bën shenjë që loja të vazhdojë nga qendra.

61’ Vangjeli merr vendin e Vrapit në fushën e lojës.

58’ Gjatë aksionit të mëparshëm, Nikaj dëmtohet rëndë në gju dhe detyrohet të dalë me barelë nga fusha, Beçka merr vendin e tij në radhët e korçarëve.

56’ Sulm i shpejtë në anë tjetër të fushës me një kombinim që nxjerr Seferin në krahun e djathtë të sulmit, gjuajtja e tij gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës.

55’ Goditje dënimi e Marës i cili gjen grushtimin e Bekajt, Nikaj nga distancë e afërt gjuan përsëri drejt portës por Ismajlgeci rezulton vendimtar me ndërhyrjen e tij.

47’ Menjëherë rrezikshëm Pusi me një aksion në krahun e djathtë dhe një diagonale që devijohet lehtësisht nga Bekaj e përfundon jashtë.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Skënderbeu pasi Nikaj merr vendin e Dumfur.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin e Tiranës.

45’+1’ Goditje dënimi e Marës që Bekaj çuditërisht e kontrollon me vështirësi duke i shpëtuar fillimisht topi. Por askush nuk është afër gardianit të bardhebluve për të përfituar.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

37’ GOOOL Tirana. Magji e Seferit i cili driblon dy mbrojtës e pastaj dy herë radhazi Ruçin në të djathtën para se të çojë topin në shtyllën tjetër ku Xhixha shtyn sferën në rrjetë.

33’ Tentativë e fortë e Marës nga distanca, topi fluturon larg katërkëndorit të Bekajt.

33’ Depërtim i rrezikshëm i Seferit nga e djathta, pasimi i tij drejt qendrës nuk arrihet nga Devid i cili nuk ia del të devijojë para Ruçit por përplaset me këtë të fundit.

30’ Najdovski ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Pusit, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

29’ Skënderbeu fillon të bëjë presing të lartë, duke u munduar që të mbajë Tiranën në gjysmëfushën e vet dhe të mos lejojë të krijojë aksione të rrjedhshme.

25’ Seferi driblon 3 kundërshtarë nga gjysmëfusha e tij e deri para zonës së Skënderbeut ku pason në të majtën për Xhixhën, gjuajtja e sulmuesit dridh traversën e portës së Ruçit, por më pas lojtari sinjalizohet për pozicion jashtë loje.

17’ Një tjetër tentativë e brazilianit nga jashtë zonës, këtë herë gjen përgjigjen e rucit i cili kontrollon në dy kohë.

14’ Devid provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por pa shënjestrën për të shqetësuar Ruçin.

10’ Asgjë serioze për Shehin, loja vazhdon.

9’ Ndalet loja për disa sekonda pasi mbrojtësi i Skënderbeut, Dajan Shehi duket se ka disa probleme.

4’ Një krosim drejt zonës për të gjetur Seferin, por Ruçi e kontrollon pa probleme.

1′ Straton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Ruçi, Vitija, Sadriu, Shehi, Frashëri, Vrapi, Dumfur, Zhan Viktor, Moraesh (C) Mara, Pusi. Trajner: Skënder Gega.

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari (C) Ismailgeci, Toli, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva. Trajner: Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.