VIDEO/ Goli i Embolos nuk mjafton, Zvicra “paqe” me Uellsin. VAR-i i prish festën Xhakës & CO






Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida e dytë e EURO 2020, midis Uellsit dhe Zvicrës e luajtur në stadiumin “Baku Olympic”, takim i vlefshëm për Grupin A.

Zvicera-1

Ishte një ndeshje me tepër emocion teksa pas disa rasteve të krijuara nga të dyja kombëtaret, të parët që kaluan në avantazh ishin zviceranët me Embolon në minutën e 50’.

Uellsianët me Anë të Murit barazuan shifrat në minutën e 74’. Ky rezultat i shkon përshtat kombëtares së Italisë ku mbrëmë triumfuan ndaj Turqisë me rezultatin 0-3.

FT| UELLS 1-1 ZVICËR

Mur 74’/ Embolo 50′

KOMENTI LIVE –

85’ Gavranoviç realizon golin e dytë të takimit, por më pas goli u anulua nga VAR-i.

74’ GOOOOOOL UELLSI 1-1! Mur barazon rezultatin pas një goditje me kokë duke shtangur portierin Somer. Barazohen shifrat në 1-1.

50’ GOOOOOOL ZVICRA 0-1! Embolo zhbllokon rezultatin dhe kalon përpara kombëtaren helvete duke realizuar me kokë pas një goditje këndi.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

27’ Seferoviç befason dhe godet nga jashtë zone topi përfundon fare pranë shtyllës së mbrojtur nga portieri i kombëtares uellsiane, Uard.

15’ Somer ka bërë një pritje spektakolare ndaj Mur ku ky i fundit ka humbur rastin e artë me kokë për të kaluar kombëtaren uellsiane në avantazh.

7’ Ndalet loja sulmuesi i Zvicrës, Embolo ka pësuar një dëmtim të lehtë në dyluftim me lojtarin uellsian, Mefam. Por pa asnjë problem Embolo rikthehet në fushën e blertë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

UELLS – (4-3-3): Uard; Roberts, Rodon, Dejvis, Mefam; Morrell, Alen, Ramsej; Xhejms, Mur, Bejl. Trajner: Robert Pejxh.

ZVICRA – (5-2-3): Somer; Mbabu, Elvedi, Shar, Akanji, Rodrigez; Xhaka, Frojler; Seferoviç, Embolo, Shaqiri. Trajner: Vladimir Petkoviç.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *