VIDEO/ Grupi i turistëve në Venecia përmbys gondolën dhe përfundon në ujë, po shkrepnin “selfie”, kur…

VIDEO/ Grupi i turistëve në Venecia përmbys gondolën dhe përfundon në ujë, po shkrepnin “selfie”, kur…
video grupi i turisteve ne venecia permbys gondolen dhe perfundon ne uje po shkrepnin selfie kur

Një grup turistësh ranë në një kanal me ujë të turbullt dhe të ftohtë në Venecia kur gondola në të cilën ata po udhëtonin u përmbys pasi ata nuk ia vunë veshin thirrjes për të ndaluar fotot dhe për t’u ulur.

Gondolieri, i cili kishte tentuar një manovër të ndërlikuar ndërsa drejtonte mjetin lundrues nën një urë afër zonës së Sheshit San Marco, gjithashtu përfundoi në ujë përpara se të përpiqej të shpëtonte pasagjerët e tij.

Sipas shtypit lokal, turistët nga Kina po lëviznin rreth gondolës dhe po shkrepnin “selfie” në një prej pikave turistike të qytetit italian, kur ndodhi incidenti.

Manovra e gondolierit nën urë kërkonte ekuilibrin të peshës në bord, por pasagjerët raportohet se injoruan urdhrat e tij për t’u ulur dhe në vend të kësaj vazhduan të ngriheshin në këmbë dhe të bënin foto, duke e përmbysur varkën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts