VIDEO / Grushte, shkelma e bërryla. Shihni “mikpritjen” speciale të mbrojtësve të Reims për Leo Mesin










Lionel Mesi ka bërë debutimin e tij me fanellën e PSG-së, duke nisur kështu një epokë të re në karrierën e tij. E ndërsa të gjithë presin të shijojnë magjitë e argjentinasit në Francë, ky i fundit ka filluar të shijojë “mikpritjen” në kampionatin e ri.

mesi 1

Edhe pse luajti më pak se 30 minuta në këtë duel, Mesit iu bë e qartë se çfarë duhej të priste në kampionatin francez nga mbrojtësit kundërshtare, Sa herë që kapte topin ai rrethohej nga 2 apo 3 futbollistë dhe këta të fundit nuk është se kurseheshin ndaj tij.

Në të tre rastet kur Mesi u mundua të driblonte mes kundërshtarëve, gjendej ndokush që e ndalonte me shpejtësi me shkelma, grushte apo bërryla.

Në tre raste të ndryshme, futbollisti përfundoi në tokë i goditur nga kundërshtarët, me faulle që ndoshta në Spanjë nuk i pësonte dhe aq shpesh, por me të cilët duhet të mësohet në kampionatin francez, siç e tregoi “mikpritja” te Reims.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *