VIDEO / Hakmarrje për Europianin, Spanja i jep fund rekordit të Italisë, e mposht në “San Siro”








Spanja i ka dhënë fund rekordit të Italisë prej 37 ndeshjesh pa njohur humbje, duke mposhtur këta të fundit në shtëpinë e tyre, në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

itali spanje

Në ndeshjen e luajtur në “San Siro” spanjollët i rezistuan sulmeve në fillim të Italisë, duke thumbuar më pas shumë shpejt me anë të Ferran Torres, i cili dërgoi sferën në rrjetë me tentativën e parë drejt portës. Ata më pas goditën edhe shtyllën pas një gafe të Donarumës, duke iu afruar ndjeshëm golit të dytë.

Nga ana tjetër, Bernardeski dhe Insinje nuk shfrytëzuan rastet e mira që iu shfaqën dhe dukej se pjesa e parë do të mbyllej 1-0 për spanjollët. Por në minutat e fundit, Bonuçi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë e më pas Ferran Torres dërgoi me kokë topin përsëri në rrjetën e portës italiane.

Mançini bëri disa ndryshime por me një lojtar më pak, Italia e kishte të vështirë të kthente ndeshjen. Gjithsesi, me një kundërsulm në minutat e fundit, shkurtoi diferencën me anë të Pelegrinit. Por minutat e mbetura nuk mjaftuan për të bërë mrekullinë e kështu, Spanja preu biletën për në finalen e turneut, ku do të ndeshet me fituesen e gjysmëfinales tjetër, Francë-Belgjikë.

ITALI-SPANJE 1-2
84′ Pelegrini / 18′, 45’+2′  Ferran Torres

KK: 42′ Bonuçi 

ITALIA-Donaruma, Di Lorenco, Bastoni, Bonuçi, Emerson, Barela, Zhorzhinjo, Verrati, Kieza, Bernardeski, Insinje, Trajner: R.Mançini

SPANJA: Unai Simon, Aspilikueta, Laporte, Torres, Alonso, Koke, Buskets, Gavi, Sarabia, Ojarzabal, Torres, Trajner: L.Enrike

foramcionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *