VIDEO/ Haland është i frikshëm, e nis sezonin me tre gola dhe polemika për… pompat










Erling Haland e ka nisur sezonin e ri ashtu siç mbylli të kaluarin, duke shënuar gola. Sulmuesi norvegjez i Borusia Dortmund, në ndeshjen e parë zyrtare për edicionin e ri, ka përfunduar duke marrë topin me vete në shtëpi si kujtim pasi shënoi të tre golat e duelit.

haland

Në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë ndaj Vehen, Borusia Dortmund u kualifikua në turin tjetër falë tre golave të norvegjezit, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë dhe një gol të tretë në të dytën, duke përfituar nga çdo gabim i prapavijës kundërshtare.

Ndaj duartrokitjet për të ishin të pashmangshme, ashtu si edhe polemikat për një gjest të lojtarit gjatë sfidës ndaj skuadrës së kategorisë së tretë. Pasi fitoi penalltinë me të cilën shënoi golin në dytë, futbollisti i shtrirë në tokë nisi të bënte pompa. Një gjest që është kritikuar në rrjetet sociale për faktin e thjeshtë se është interpretuar si tallje me një rival që ishte dukshëm në vështirësi përballë një superfuqie si Borusia Dortmund.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *