VIDEO/ Haland është shumë i fortë për “Dardanët”, tre gola të sulmuesit norvegjez mposhtin Kosovën në miqësore

video haland eshte shume i forte per dardanet tre gola te sulmuesit norvegjez mposhtin kosoven ne miqesore

































Kosova humbi me rezultatin e thellë 3-0 kundër Norvegjisë në Oslo, në një miqësore të thjeshtë.

bandicam 2024-06-05 19-01-13-428

Një ndeshje pa shumë vlera, duke qenë se të dy kombëtaret nuk arritën dot të kualifikoheshin në Kampionatin Europian 2024.Megjithatë, sado e vogël të jetë rëndësia e takimit, Haland është gjithmonë i përgatitur dhe këtë gjë e tregoi edhe sot. Sulmuesi i Mançester Sitit arriti të shnoi 3 herë në portën e mbrojtur nga Visar Bekaj, duke i dhënë kombëtares së tij një fitore me shifra të kënaqshme.

Nga ana tjetër Kosova nuk tregoi shumë. Anjë rast i rrezikshëm drejtë portës kundërshtare nuk u krye gjatë gjithë lojës. Disa tentativa të Zhegrovës për të dhënë “show” ishin momentet më të mira të dardanëve. U munduan ta gjejnë Muriqin me krosime në zonë por nuk rezultoi asnjëherë i saktë. Një humbje 3-0 mund të dhembi, por kosovarët duhet të ngushëllohen me faktin që ishte vetëm një miqësore.

REZULTATI LIVE | NORVEGJI-KOSOVË 3-0

15′, 70′, 75′ Haland

90+4′ Mbyllet takimi në Oslo, nordikët tirumfojnë kundër dardanëve.

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

78′ Kosova provon të freskojë ekipin, dalin nga fusha e lojës Emerllahu dhe Aliti në vend të Smakajt dhe Krasniqit.

75′ GOOOOOOOL NORVEGJIA! Haland nuk di të ndalet, shënon edhe të tretin në portën dardane. (VIDEO)

74′ Lë fushën e lojës Uolfe dhe futet Gunderson te vendasit.

70′ GOOOOOOOL NORVEGJIA! Nordikët përfitojnë nga një shpëqëndrim i dardanëve dhe nisen në kundërsulm, ku është i përhershmi Haland ai që prek topin i fundit dhe e dërgon në rrjetë. (VIDEO)

62′ Tjetër zëvendësim te nordikët, del Bob dhe vendin e tij e zë Donum.

55′ Uolfe ndëshkohet me karton të verdhë nga ana e vendasve.

46′ Radha e Idrizit për të lënë fushën e lojës, në vend të tij futet Dellova. Nga ana tjetër Norvegjia bë 3 zëvendësime, dalin Larsen, Hançe-Olsen dhe Torstvedt në vend të Nusa, Pedersen dhe Torsbi.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Shansi i parë për dardanët në këtë pjesë të parë. Zhegrova tenton goditjen nga jashtë zone por topi shkon shumë lart portës. (VIDEO)

45′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

41′ Tani edhe Odegard kërkon të lër shenjë. Godet tokazi dhe tenton cepin e portës por topi shkon jashtë. (VIDEO)

40′ Zëvendësim i detyruar te Kosova. Del nga fusha e lojës Rashani dhe i lë vendin Bernard Berishës.

36′ Përsëri kërcënohet porta nordike. Haland shkëputet bukur dhe godet me kokë, duke deyruar portierin Bekaj të bëj një ndërhyerje vendimtare dhe të mos lejojë golin e dytë. (VIDEO)

35′ Zëvendësohet Valon Berisha, në vend të tijë futet Albion Rrahmani.

28′ Tjetër rast i mirë për nordikët.  Ajer gjuan me kokë nga një top që i erdhi nga një goditje këndi, por portieri Bekaj pret qetësisht. (VIDEO)

15′ GOOOOOOOL NORVEGJIA! Erling Haland nuk fal dhe me goditjen e parë drejtë portës arrin të thyejë mbrojtjen dardane dhe portierin Bekaj. (VIDEO)

1′ Starton takimi në Oslo.

FORMACIONET ZYRTARE:

Norvegjia (4-2-3-1): Niland; Uolf, Ostigard, Hançe-Olsen, Ajer; Berge, Torstvedt; Bob, Larsen, Odegard; Haland | Trajner: Stejl Solbaken

Kosova (4-3-3): Bekaj; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Idrizi, Emerllahu, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Rashani | Trajner: Franko Foda

bandicam 2024-06-05 18-04-45-086

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts