VIDEO/ “Harruat që hanit byrekë me dhallë kur ishit në opozitë?”- Deputeti i PD ironizon ministrat: U majmët brenda dy vitesh nga pasuria me “Benz”-a









Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka qenë ironik dhe i ashpër në ligjërimin e tij këtë të enjte në seancën parlamentare kur iu drejtua mazhorancës socialiste.

Duke folur edhe për atë realitetin tjetër të njerëzve në nevojë që nuk jetojnë në qendër të Tiranës, deputeti u kërkoi ministrave që të zbrisnin nga makinat e shtrenjta me të cilat lëvizin dhe të shohin si jeton kjo shtresë e qytetarëve që përballen edhe me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë.

Deputeti Sula ka ironizuar ministrat kur tha se para se të kishin postet që kanë sot dhe kur ishin në opozitë, “hanin byrekë me dhallë”.

“Pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina”, shtoi ai.

“Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë cfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin.

Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju.

Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi cfarë t’u bëjmë juve”,- tha Sula.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *