Holanda ka mundur me shifrat 2-0 Katarin në një ndeshje të dominuar lehtësisht duke e mbyllur Grupin A në vendin e parë e duke shkuar e qetë në fazën me eliminim direkt të turneut.
HOLANDË 2-0 KATAR
28′ Gakpo, 50′ De Jong
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Holandës.
90’+2’ Traversë e Holandës! Berghuijs harkon topin thuajse në mënyrë perfekte nga e djathta, në kufijtë e zonës, por topi ndalet në traversë.
90’ Jepen 6 minuta shtesë.
88’ Tentativë e dëshpëruar e Pedro Migel nga jashtë zonës për Katarin, sfera nuk i afrohet portës holandeze duke përfunduar jashtë.
80’ Mbajtje e gjatë e topit nga Holanda që tashmë po pret vetëm vërshëllimën përfundimtare të sfidës.
74’ Aksion i shpejtë i Holandës, Dumfris gjuan por një devijim i dyfishtë nga një mbrojtës dhe portieri i Katarit bëjnë që topi të shkojë në goditje këndi.
68’ “Tulipanët” gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Berghuis, i cili finalizon një aksion të shpejtë të skuadrës së tij. Por më pas gjithçka anulohet nga VAR për prekje të topit me dorë nga Gakpo gjatë aksionit.
50’ GOOOL HOLANDA! Pas një gjuajtje të Depaj, portieri grushton por sfera mbetet në zonë dhe aty De Jong nuk fal duke çuar sferën në rrjetë.
46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.
45’+3’ Pjesa e parë mbyllet me një gjuajtje të Depaj nga jashtë zonës, por sfera nuk gjen katërkëndorin e skuadrës vendase.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
43’ Manovër më e ngadaltë e Holandës e cila ka arritur objektivin e saj të parë, për të kaluar në avantazh dhe po përpiqet që të qarkullojë më shumë topin që pas golit të avantazhit.
36’ Përpiqet të reagojë Katari me Mohamad, por harkimet e tij në zonë nga krahu i majtë ndalen me saktësi nga Van Dajk.
28’ GOOOL HOLANDA! Gakpo është përsëri ai i cili zgjidh telashet e skuadrës së Van Gal teksa ia ka dalë të dërgojë në rrjetë topin me një gjuajtje perfektë në kufijtë e zonës.
14’ De Jong e pastaj Depaj tentojnë të gjejnë portën e Katarit por asnjëri nuk ka shënjestrën e duhur për të kaluar në avantazh “tulipanët”.
4’ Menjëherë rast i rrezikshëm për Holandën me Depaj e Klasen që nuk arrijnë të gjuajnë në portë, ndërsa më pas Blind gjen përgjigjen e portierit.
1’ Nis dueli.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al