Skuadrat europiane që nuk kishin asnjë sfidë zyrtare, kanë zhvilluar sfida miqësore në këtë periudhë grumbullimesh të kombëtareve, me shumë sfida që dhuruan emocione.
Sfida më e luftuar ishte ajo midis Holandës dhe Gjermanisë, të cilat u ndanë me një barazimi, 1-1. Për miqtë shënoi Tomas Myler në fundin e pjesës së parë dhe në pjesën e dytë, “Tulipanët” barazuan me Bergvajn.
Anglia priti në Uembli Bregun e Fildishtë, ku fitoi me rezultatin 3-0, në një sfidë ku u dominua nga “3 Luanët”.
REZULTATET:
Holandë-Gjermani 1-1
Angli-Bregu i Fildishtë 3-0
Francë-Afrika e Jugut 5-0
Norvegji-Armeni 9-0
Bjellorusi-Bahrein 1-0
Danimarkë-Serbi 3-0
Finlandë-Sllovaki 2-0
Maltë-Kuvajt 2-0
Katar-Slloveni 0-0
Izrael-Rumani 2-2
Austri-Skoci 2-2
Belgjikë-Burkina Faso 3-0
Bosnjë Hercegovinë-Luksemburg 1-0
Irlandë-Lituani 1-0
Irlandë e Veriut-Hungari 0-1
Spanjë-Islandë 5-0
Turqi-Itali 2-3
Uells-Republika Çeke 1-1
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al