VIDEO/ Holanda nuk fal, fitore me 3 gola ndaj Maqedonisë së Veriut! Ferhan Hasani bën debutimin historik në Europian






Holanda arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, në sfidën e fundit të vlefshme për Grupin B të EURO 2020. “Tulipanët” e mbyllin kështu këtë fazë me një paraqitje fantastike duke grumbulluar pikë të plota. 

Maqedoni Holande

Ndërkohë që ballkanasit e Angelovskit, nuk arritën të merrnin asnjë pikë në këtë debutim në kampionatin Europian. Për sa i përket përballjet së sotme, ajo u vendos nga golat e Depaj dhe dopieta e Vajnaldum. Vlen të theksohet fakti se maqedonasit gjetën 2 herë rrugën e rrjetës, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 68-të në fushë u hodh edhe futbollisti i Partizanit, Ferhan Hasani, i cili futet në histori duke u bërë lojtari i parë nga Kategoria Superiore, që debuton në një Europian.

FT: MAQEDONI E VERIUT – HOLANDË 0-3

Depaj 24′ , Vajnaldum 51′ , 58′ 

KOMENTI LIVE: 

90+2′  Ferhan Hasani provon me një tentativë nga goditja e dënimit, por gjuajtja e tij bllokohet brenda zonës.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Maqedonia e Veriut, kërkon të shënojë golin e nderit në këtë ndeshje, por ballkanasit duken të pafat.

84′ Kostandinov është futbollisti i katër i ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e Maqedonisë së Veriut.

82′ Goditja nga këndi për Maqedoninë, Alioski harkon bukur në zonë, por nuk arrin të godasë me kokë i vetëm brenda zonës mbrojtësi Velkovski.

79′ Zëvendësim te Holanda, largohet De Jong, vendin e tij e merr Gakpo.

78′ Dy zëvendësime e fundit te Maqedonia e Veriut, largohen Bardhi dhe Ademi në lojë Nikolov e Stojanovski.

72′ Tjetër gol i anuluar për Maqedoninë e Veriut, kësaj radhe ishte Çurlinov që realizoi, por sulmuesi ballkanas, dukshëm jashtë loje.

68′ Dy zëvendësime te Maqedonia e Veriut, largohet nga fusha Pandev, i cili i ka dhe fund karrierës me përfaqesuesen e Maqedonisë si dhe Trajkovski, në vend të tyre futbollisti i Partizanit, Ferhan Hasani dhe Kostandinov.

67′ Traversa i ka mohuar golin të sapofuturit Veghorst, i cili zuri vendin e Depaj. Gjuajtja e tij me të majtën u stampua në traversë.

66′ Holanda kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Depaj dhe Malen, në vend të tyre Veghorst dhe Promes.

65′ Alioski është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

61′ Pranë golit të tretë Holanda, me protagonist sërish kapitenin Vajnaldum, por kësaj here tentativa e tij ka shkuar mbi kuadrat.

58’ GOOOOOL HOLANDA 0-3/ Aksion fantastik, tulipanët në avantazh të trefishtë. Ishte përsëri kapiteni Vajnaldum, që përfitoi pas topit të grushtuar nga portieri maqedonas, ku nga afro 11-metra nuk fali duke shënuar.

55′ Enis Bardhi provon me një predhë nga goditja e dënimit, gjuajtja e tij ishte qëndorere dhe u grushtua nga portieri Stekelemburg.

51′ GOOOOL HOLANDA 0-2/ Kapiteni Vajnaldum dyfishon rezultatin. Pas asistit të Depaj, mesfushori i tulipanëve, nuk fal me portën e boshatisur, duke e dërguar topin drejt e në rrjetë. 

50′ Futbollisti Triçkovski bën heroi duke i mohuar golin mbrojtësit De Ligt, futbollisti maqedonas largon topin me kokë mbi vijën fatale.

48′ Musliu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Memfis Depaj.

46′ Starton pjesa e dytë! Holanda kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha De Vraj dhe Damfris në vendin e tyre Timber dhe Berghuis.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Depaj dhuron spektakël nga e majta, duke dribluar disa futbollistë, por në fund, teksa provoi të shërbente në qendër të zonësm gjuajtja e tij u ndal me këmbë nga portieri.

41′ Goditja nga këndi për Maqedoninë, shqiptari Musliu provon të devijojë me kokë, por gjuajtja e tij brenda zonës, shkon jashtë kuadratit.

35′ Maqedonia e Veriut tenton të ushtrojë presion të vazhdueshëm në zonën e Holandës, por mbrohet mirë kombëtarja e De Bur.

30′ Pranë golit të dytë Holanda me futbollistin Dumfrais, por tentativa e tij brenda zonës ndalet mjaft bukur nga portieri maqedonas.

29′ Nuk dorëzohet Maqedonia e Veriut që provon me sulmuesin Trajkovski, por pa sukses.

24′ GOOOOL HOLANDA 0-1/ Kundërsulm i shpejtë i holandezëve, që gjejnë golin e avantazhit me anë të Depaj, i cili pas asistit të Malen, ka goditur saktë me të majtën brenda zonës duke mposhtur portierin Dimitrevski. 

21′ Shtylla i mohon golin sulmuesit Trajkovskit, i cili provon me një predhë nga distanca me të djathtën, por topi u ndal në shtyllën e majtë të portës së mbrojtur nga Stekelenburg.

18′ Mbrojtësi Ristovski është i ndëshkuari i pari i sfidës.

17′ Holanda fiton goditjen e parë nga këndi.

9′ Maqedonia e Veriut gjen rrugën e rrjetës me Triçkovskin, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje.

8′ Në këto minuta, loja është përqëndruar më së tepërmi në mesfushë, ku holandezët përpiqen të qarkullojnë topin.

2′ Kërcënuese Holanda, me Gravenberg që provon nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

1′ Ka startuar sfida, Pandev luan topin nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE –

MAQEDONIA E VERIUT – (4-2-3-1): Dimitrevski; Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski; Bardhi, Ademi; Triçkovski, Elmas, Trajkovski; Pandev. Trajner: Igor Angelovski.

HOLANDA – (3-5-2): Stekelenburg; De Vraj. De Ligt, Blind; Damfrajs, De Jong, Vajnaldum, Gravenberg, Van Anholt; Malen, Depaj. Trajner: Frank De Bur.

HOL

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *